Pure me spec të kuq, dardhë, patate të ëmbël

Mosha 8M+
Një super kombinim midis perimeve dhe frutave, jo vetëm e shijshme por edhe e shëndetshme për fëmijët tuaj.

✓ E sugjeroj që këtë recetë t’ia jepni çdo moshe mbi 8M, por edhe me një teksturë më kokrrizore ose të përzieni makaronat e vogla lule me të.

PËRBËRËSIT :
1 spec i kuq – disa rrathë të prerë hollë,
4 rrathë nga 1 cm patate e ëmbël,
½ dardhë,
1 lugë çaj vaj ulliri ose vaj bebesh.

PËRGATITJA :
• Zieni me avull specin e kuq, dardhën bashkë me pataten e ëmbël në një tenxhere me pak ujë për 15min nëse i prini edhe copa të vogla kubike që të ziejnë më shpejtë.
• Bëni puren në mikser me pak ujë nga lëngu i zierjes.
• Shtoni në fund 1 lugë çaj vaj dhe servireni në temperaturën e ambjentit.
(mund t’i shtoni edhe makarona të vogla, të ziera në kohë-zierjen e tyre për fëmijët që duhet të mësojnë të hanë me copa.)

Për çdo recetë dhe pyetje shkruani në DM @receta_baby.
Nëse ju pëlqeu kjo recetë, mos harro ta bësh SHARE me një nënë tjetër.

Lini një Përgjigje