Kursi NIS i Ushqyerjes & Metodës BLW

(68 shqyrtime nga klientë)

 289.99

Përshkrim

NIS – Metoda praktike për fillimin e ushqimit & BLW

Nutricion · Intuitë · Siguri
Për bebe 6–12 muaj

Po e gjeni veten në një nga këto situata?

Fëmija juaj:

  • vazhdon të pranojë kryesisht ushqime shumë të imëta dhe po e ka të vështirë kalimin drejt teksturave më të avancuara;
  • ju bën të ndiheni në ankth sa herë mendoni t’i ofroni ushqimin në copa, nga frika e mbytjes;
  • sapo ndien një teksturë ose copë të vogël në gojë, e nxjerr ushqimin ose bën gag;
  • pret që ta ushqeni gjithmonë ju dhe tregon pak interes për vetushqyerjen;
  • prek, provon pak dhe më pas e hedh ushqimin;
  • duket sikur nuk po e menaxhon mirë ushqimin në gojë ose nuk po zhvillon gradualisht aftësitë e përtypjes;
  • dëshironi të përdorni BLW, por nuk dini si ta kombinoni me lugën, ushqimet tradicionale dhe vaktet e familjes;
  • dëshironi t’i jepni fëmijës më shumë autonomi, por pa cenuar sigurinë dhe nevojat e tij ushqyese.

Atëherë NIS është krijuar pikërisht për këtë fazë.

NIS nuk është thjesht një trajnim për BLW.

Është metoda ime praktike për t’ju udhëhequr nga qumështi te vakti i parë, nga eksplorimi i ushqimit te zhvillimi i aftësive të të ngrënit dhe drejt një marrëdhënieje pozitive me ushqimin.

Brenda NIS ndërthurim BLW, ushqyerjen me lugë dhe qasjen e kombinuar, duke respektuar zhvillimin e fëmijës, realitetin e familjes dhe parimet e ushqyerjes responsive.


NIS = Nutricion · Intuitë · Siguri

Nutricion

Sepse fillimi i ushqimit nuk është vetëm “ta provojë”.

Do të mësoni si të ndërtoni vakte që mbështesin rritjen dhe zhvillimin, me fokus te hekuri, energjia, yndyrnat, proteinat, shumëllojshmëria dhe balanca ushqyese.

Intuitë

Sepse çdo fëmijë ka ritmin e vet.

Do të mësoni të dalloni sinjalet e urisë dhe ngopjes, të vëzhgoni gatishmërinë, interesin dhe aftësitë e tij dhe ta udhëhiqni pa e detyruar.

Siguri

Sepse prindi duhet të ndihet i sigurt përpara se t’i japë fëmijës autonomi.

Do të punojmë me pozicionimin, prerjet, teksturat, gagging-un, mbytjen dhe parimet bazë të sigurisë gjatë ushqyerjes.


Si zhvillohet programi NIS?

Programi zhvillohet online dhe është menduar që të mos mbeteni vetëm me informacionin, por ta zbatoni atë hap pas hapi.

Përfitoni:

5 module të strukturuara
me akses për 3 muaj.

6 seanca mentorimi LIVE (edhe të regjistruara)
në grup, nga 60 minuta, ku punojmë me pyetjet dhe situatat reale të familjeve.

Portofol individual për çdo fëmijë
për të ndjekur situatën fillestare, objektivat, progresin dhe hapat e ardhshëm.

Plan pune praktik
që ju ndihmon të dini çfarë të punoni dhe çfarë të vëzhgoni gjatë rrugëtimit.


Çfarë do të mësoni brenda NIS?

1. Të zgjidhni mënyrën e fillimit që përshtatet me fëmijën tuaj

BLW, pure, lugë apo ushqyerje e kombinuar, pa menduar se ekziston vetëm një mënyrë e vrtme që është “e drejtë”.

2. Të krijoni një fillim të sigurt

Pozicionimi, karrigia, madhësia e ushqimit, teksturat dhe prerjet sipas zhvillimit të fëmijës.

3. Të dalloni gagging-un nga mbytja

Çfarë është pjesë normale e të mësuarit dhe kur duhet të ndërhyni.

4. Të mbështesni vetushqyerjen

Si ta ndihmoni fëmijën të përdorë duart, lugën dhe gotën dhe të fitojë gradualisht më shumë autonomi.

5. Të kaloni nga puretë te teksturat

Pa e nxituar fëmijën, por edhe pa mbetur më gjatë seç duhet në të njëjtën fazë.

6. Të ndërtoni vakte me densitet të mirë ushqyes

Me fokus të veçantë te hekuri, proteinat, yndyrnat dhe nutrientët e rëndësishëm për zhvillimin.

7. Të prezantoni alergjenët me më shumë qartësi

Kur, si dhe çfarë duhet të vëzhgoni.

8. Të kuptoni fazat e zhvillimit të ushqyerjes

Çfarë presim rreth 6, 8, 10 dhe 12 muajsh dhe si ndryshojnë teksturat, aftësitë dhe ritmi i vakteve.

9. Të aplikoni ushqyerjen responsive

Të mësoni kur të udhëhiqni dhe kur t’i lini hapësirë fëmijës.

10. Të ndërtoni rutinën e vakteve

Si të organizoni qumështin, ushqimin, ujin dhe numrin e vakteve gjatë muajve 6–12.

11. Të punoni me sfidat e zakonshme

Refuzimi i lugës, refuzimi i copave, hedhja e ushqimit, gagging-u, loja me ushqimin, dalja e dhëmbëve dhe periudhat pas sëmundjes.

12. Të kaloni drejt ushqimit të familjes

Si të përshtatni gjellët dhe recetat e shtëpisë për bebin, pa gatuar çdo ditë një menu krejt tjetër.


Çfarë merrni praktikisht?

Brenda programit do të keni edhe:

  • lista praktike të ushqimeve;
  • ide për ushqimet e para;
  • udhëzues për 101 ushqime për t’u eksploruar gjatë vitit të parë;
  • lista pazari;
  • menu dhe ide vaktesh;
  • receta sipas fazave;
  • materiale për prerjet dhe teksturat;
  • video demonstruese;
  • udhëzime për vetushqyerjen;
  • materiale për hekurin dhe pjatën e balancuar;
  • plan pune dhe fletë monitorimi;
  • komunitetin e prindërve që po ndjekin të njëjtin rrugëtim.

NIS nuk synon vetëm që fëmija “të hajë”

Qëllimi është që ai të mësojë:

të eksplorojë • të prekë • të shijojë • të përtypë • të vetushqehet • të dëgjojë sinjalet e trupit të tij • dhe gradualisht të bëhet pjesë e tryezës familjare.

Sepse një fillim i mirë nuk matet vetëm me sa lugë hëngri sot.

Matet edhe me aftësitë, sigurinë dhe marrëdhënien me ushqimin që po ndërtojmë për nesër.

NIS

Nutricion · Intuitë · Siguri

Nga qumështi te vakti i parë.
Nga ushqimi i parë te aftësia për të ngrënë.
Nga fillimi te një marrëdhënie pozitive me ushqimin.

68 shqyrtim për Kursi NIS i Ushqyerjes & Metodës BLW

  1. Ani

    Jam shume e lumtur qe mora pjese ne kete kurs. Sot vajza ime pas shum refuzimive te ushqimit qe ka patur qe ne nisje , ka filluar te ha normalisht duke e shijuar ushqimin e saj dhe per mua si mami ka qene nje ndihmese shume emadhe per ta ushtqyer pa patur frike dhe stres ne dhenien vakteve me copa .
    Falenderoj pafund dhe zyshen tone Gerten qe pati durimin dhe na u perkushtua sa here kishim nevoje per te .
    Jua sugjeroj plotesisht per cdo mama qe do te jete e qete dhe e sigurte ne rrugetimin e ushqimit te bebushave .
    ❤️
    Meson shum

  2. Ketrina⭐️

    Jam shumë e lumtur që mora pjesë në këtë kurs. Pas shumë refuzimeve që nga fillimi, sot vajza ime ha normalisht dhe e shijon ushqimin e saj. Për mua si mami, ka qenë një ndihmë e madhe ta ushqej pa frikë dhe pa stres, sidomos me vakte me copa.
    Falënderoj pafund Gerta për durimin dhe përkushtimin sa herë kishim nevojë.
    E rekomandoj plotësisht për çdo mama që dëshiron të jetë e qetë dhe e sigurt në rrugëtimin e ushqimit të bebushave.
    Mësova shumë 🤍

  3. Marikela Nure

    Jam shume e lumtur qe kam mbaruar trajnimin , ishte nje mini shkolle qe e kisha shume nevojshme . Gerta eshte nje thesar e talentuar dhe si nene i besoj shume keshillave te saj . Gjithashtu ndihem e sigurt te plotesoj gjithe kerkesat e femijes gjate ushqyerjes me te gjitha komponentet qe i duhen per te rritur nje femije te shendetshem dhe te forte

  4. Antoneta

    Jam shumë e kënaqur që mora pjesë në këtë kurs.
    Më mësoi shumë sesi të menaxhoja ushqyerjen e fëmijes, por gjithashtu më dha qetësi dhe durim që të mos i bëj presion fëmijës në momentin që për arsye të ndryshme nuk pranon të hajë.
    Njoha Gertën një person të mrekullueshëm dhe falë saj kemi krijuar një komunitet aq të mrekullueshëm mamash ku ndajmë ide dhe jo vetëm.
    Faleminderit shumë Gerta ❤️

  5. Andonela Mixha

    Padyshim qe ka qene zgjedhja ime me e mire qe kam bere per femijen tim dhe investimi i duhur qe rrit konfidencat dhe shancet per tu ushqyer shendetshem cdo lloj bebi. Materialet e mara ne kete kurs kane qene teper te vlefshme dhe mendoj jane baza e fillimit te 1 ushqyerje te shendetshme qe duhet ti dij cdo nene. Mbi te gjitha kam patur fatin qe te njoh 1 mentore teper pozitive, profesioniste, humane dhe disponibile kurdohere per ti dhene zgjidhje cdo lloj pasigurie qe shfaqej gjate procesit. E rekomandoj 10/ 10

  6. Bruna Kasemi

    E dashur Gerta,

    Sa mirë që pata mundësinë të marr pjesë në këtë kurs, i cili më mundësoi informim dhe prakticitet për ta ushqyer djalin tim shëndetshëm dhe pa stres. Për frikërat e mia ka ende shumë punë që duhet të bëj, por gjithmonë ka vend për përmirësim.

    Pafundësisht mirënjohëse edhe për komunitetin e krijuar dhe harmoninë me mamat, të cilat ndajmë të njëjtin rrugëtim dhe ide në edukimin e fëmijëve në ushqyerje.

    Shumë suksese për ty dhe lum të gjitha mamat që kanë mundësi të jenë pjesë. Siç ta kam komunikuar në fillim, kam ardhur nga sugjerime me përshtypje të mira dhe po e mbyll këtë kurs me edhe më shumë pozitivitet.

    Faleminderit 🌻

  7. Jonida Shehu

    Për mua ky kurs është thelbesor që fëmija të krijoj një marrëdhënje të shëndetshme me ushqimin. Informacionet që mora nga ky kurs më bën te fiqja frikën se fëmija do më mbytej, më bëri të mësoj ti jap besim fëmijes tim dhe ta kuptoj mënyren sesi ai duhet te eksploroj ushqimin në tekstura dhe shije te ndryshme. Sot djali im eshte gati 15 muajsh dhe jam shumë e lumtur që me këshillat e gertes,ai hanë në mënyrë të pavarur dhe të shëndetshme. Invesim që duhet bërë patjetër.

  8. Viola

    Nuk mundem dot të të falënderoj mjaftueshëm Gerta 🌸💗 për gjithë përkushtimin, kujdesin dhe mbështetjen që na ka dhënë. Që nga dita e parë, na ke bërë të ndihemi të qetë dhe të sigurt me këshillat tende 🥹Je jo vetëm një profesioniste e shkëlqyer, por edhe një njeri shumë i dashur, i komunikueshëm dhe gjithmonë na gjendesh pranë për çdo pyetje apo shqetësim. Falë teje udhëtimi ynë me ushqyerjen e vajzes sime ka qenë shumë më i lehtë dhe i këndshëm. E rekomandoj me gjithë zemër 🙏 çdo familje do të ishte me fat të të njihte dhe kishte pranë! ❤️

  9. Klorisa

    Jam shumë e kënaqur me kursin e ushqyerjes. Informacioni ishte i qartë, praktik dhe shumë i vlefshëm për ne si prindër. Gerta tregoi profesionalizëm, durim dhe gatishmëri për t’iu përgjigjur çdo pyetjeje. Falë këshillave të saj, ndihem më e sigurt në zgjedhjet ushqimore për vajzën time 1-vjeçare. E rekomandoj me shumë besim për çdo prind që dëshiron të mësojë më shumë rreth ushqyerjes së shëndetshme të fëmijëve.

  10. Voltis

    Jam shume e lumtur per pjesemarrjen ne kete kurs,fale keshillave te Gertes dhe gjithe mbeshtetjen qe na ka dhene ne kete rrugetim po ecim shkelqyeshem me menaxhimin e veteushqyerjes! Nese do kthehesha pas perseri do e zgjidhja aq e kenaqur jam nga gjithe rezultatet qe shikoj tek femija im!❤️Shume perqafime dhe falenderime per Gerten e papertuar dhe qe gjithmone e kishe aty per cdo veshtiresi qe hasje fale suportit te saj te meekullueshem

  11. Artenisa

    Gerta jam shume e lumtur qe te kam njohur sepse ne keto dite persona te till jane te rrall. Te falenderoj pafund per cdo keshill plot vlere qe na ke dhene sepse kemi arrit te ushqejm te vegjilt tane pa stres por mbi te gjitha te shendetshem.Lum nenat qe kane mesuar prej teje. Te perqafojm shume une dhe Jeari 🤗

  12. Serena

    Gerta te jam falenderuse per kursin
    Shpjegimi dhe fjalet e tua jane shume motivuse 🥰🥰Tani Ndihem e sigurt ne ushqimet qe une i ofroj djalit
    Memdoja se ishte e pamundur dhe thoja obobo kush e di deri 2 vjec do haj pure por ja qe filloj te haj vet dhe me copa
    Te jam mirenjohese dhe te falenderoj ❤️🙏

  13. Soni

    Gerta eshte fantastike! E ben punen e saj me shume pasion, durim dhe qetesi. Eshte njeri i vecante.
    Jam shume e lumtur qe e kam njohur dhe qe u bera pjese e trajnimit. Kam mesuar shume dhe kam fituar me shume siguri.
    Jua sugjeroj te gjithave. Knowledge is power 🙂
    Gjithmone mirenjohese dhe falenderuese.

  14. Arta

    Jam me fat qe kam pasur mundesi te punoj me ty Gerta. Fal teje dhe punes tende te pa lodhshme ,kujdesit tend qe ke treguar ne çdo moment jemi avancuar dhe kemi arritur aty ku kemi dashur fal keshillave tua dhe recetave qe ke ndare . Njerzit si ti jane te rrall por kur I gjejme duhet ti mbajm forte.

  15. Olta

    Përshëndetje Gerta
    Nuk e di si të të falënderoj dhe si ta shpreh mirënjohjen time për gjithçka që na ke mësuar në lidhje me ushqyerjen e vajzës 🥹❤️ Sa më shumë kalon koha, aq më e pavarur bëhet dhe aq më shumë provon ushqime të reja. Ka filluar të hajë vetë me lugë, me pirun dhe sigurisht, ha pothuajse çdo gjë 🥰
    Tani të kuptoj në çdo fjalë që na thoje gjatë kursit dhe e kuptoj vërtet sa investim i madh dhe i vlefshëm është për fëmijën. Në fillim lodhesh shumë, ke shumë pasiguri dhe pyetje, por më vonë e kupton sa shumë ia ka vlejtur. ❤️
    Ne hamë kudo, sa herë që na hahet, dhe hamë çfarëdo që të ketë në pjatë. Edhe në çerdhe edukatorja më tha që është një fëmijë që i njeh shumë mirë shenjat e ngopjes dhe e di vetë sa duhet të hajë. Ha vetë me lugë, ndërkohë që edhe fëmijë më të rritur aty kanë ende nevojë për ndihmë 🥹❤️
    Jam jashtëzakonisht e lumtur, Gerta, dhe një pjesë e madhe e kësaj është falë teje, falë durimit tënd, mënyrës së mrekullueshme si na ke shpjeguar gjithçka dhe qetësisë që na ke dhënë gjatë gjithë atyre fazave të vështira.
    Faleminderit nga zemra për gjithçka. Jemi vërtet të bekuara që të kemi njohur dhe që patëm mundësinë ta bënim kursin me ty. 🥰💕 Të përqafojmë fort 🫂❤️

  16. Eralda

    Sot, në përfundim të këtij trajnimi, doja t’ju falënderoja nga zemra për gjithë këtë rrugëtim që kemi bërë bashkë për ushqyerjen e djalit me BLW. ❤️Kur e nisa këtë rrugë kisha shumë pyetje dhe pasiguri, por falë teje kam mësuar ta shoh ushqimin ndryshe, me më shumë qetësi, besim dhe kënaqësi. Më keni ndihmuar të kuptoj se ushqyerja nuk është vetëm çfarë ha një bebe, por edhe mënyra si ai eksploron, mëson dhe krijon marrëdhënien e tij me ushqimin.Jam shumë e lumtur që ju zgjodha për të më udhëhequr në këtë fazë kaq të bukur të djalit. Faleminderit për durimin, për çdo këshillë, për recetat dhe mbi të gjitha për sigurinë që më keni dhënë si nënë. 🥹🤍Ky është vetëm fillimi i rrugëtimit tonë me ushqimin dhe jam shumë mirënjohëse që e kemi nisur në këtë mënyrë.

    Faleminderit shumë për gjithçka! 🤍

  17. Igla Hoxha

    E dashur Gerta, kursi me ty ka qene investimi me i mire qe kemi bere. Je fantastike, shume e qarte, e duruar dhe profesionale. Na ke mesuar shume gjera te reja dhe mbi te gjitha na ka dhene me shume siguri dhe qetesi gjate fillimit te ushqyerjes me ushqime te ngurta.
    Po ta them edhe ketu – nepermjet teje nuk po edukohemi vetem ne, por edhe gjysherit e femijeve tane qe kane qene historikisht fanse te purese🙈
    Faleminderit shume per gjithe informacionin, kujdesin dhe menyren e bukur si na e ke percjelle gjithçka❤️

  18. Romina Gjeci

    Shume faleminderit Gerta per gjithshka qe na ke ofruar mua dhe Enzos, kam ndjere shume kenaqesi pervecse ndihmes shume te madhe per mua si nje mami e re qe donte qe djali te hante shendetshmen dhe te arrinte te vete ushqehej ,por kenaqesia dhe dashuria qe kam ndjere tek grupet dhe nga ty me ka bere te ndihem shume e vleresuar, e dashur dhe konfidente❤️❤️🙏🙏🙏. Do e ribeja kete kurs miliona here te tjera me shumee perkushtim dhe dashuri njesoj si heren e pare.

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *