POLITIKA E PRIVATËSISË

Politika e Privatësisë
Data e hyrjes në fuqi: 04/04/2026

Mirë se vini në Receta Baby. Privatësia juaj është e rëndësishme për ne. Kjo Politikë e Privatësisë shpjegon se si mblidhen, përdoren, ruhen dhe mbrohen të dhënat tuaja personale kur përdorni faqen tonë të internetit dhe shërbimet tona.

1. Kush e operon faqen

Kjo faqe operohet nga:

Gerta Veliu – Receta Baby
Adresë: Brinken 6, 3426 Gullaug, Norway
Email: recetababy19@gmail.com
Email alternativ: gerta.veliu@gmail.com
Telefon: 0047 40572662
Numër identifikimi/NIPT: 00929348060

2. Çfarë të dhënash mbledhim

Kur përdorni faqen tonë, ne mund të mbledhim këto të dhëna personale:

  • emër dhe mbiemër
  • adresë emaili
  • numër telefoni
  • adresë banimi ose faturimi
  • të dhëna për porositë dhe pagesat
  • të dhëna që lidhen me fëmijën, kur janë të nevojshme për ofrimin e planeve ushqimore të personalizuara
  • të dhëna që na dërgoni përmes formularëve të kontaktit, regjistrimit ose blerjes

3. Pse i mbledhim këto të dhëna

Të dhënat personale mblidhen për këto qëllime:

  • për të përpunuar porositë dhe pagesat
  • për të ofruar produkte dhe shërbime digjitale
  • për të ofruar plane ushqimore të personalizuara
  • për të organizuar konsultat online
  • për të komunikuar me klientët
  • për support dhe ndihmë teknike
  • për newsletter, marketing dhe komunikime promocionale
  • për përmirësimin e shërbimeve dhe analizimin e përdorimit të faqes

4. Si i marrim të dhënat

Të dhënat mblidhen kur:

  • plotësoni formularët në faqe
  • bëni një blerje
  • regjistroheni për një kurs, konsultë ose anëtarësim
  • kontaktoni përmes emailit ose formularit të kontaktit
  • përdorni login ose account-in tuaj
  • bashkëveproni me shërbimet tona online

5. Pagesat

Pagesat përpunohen nga palë të treta si:

  • Stripe
  • PayPal
  • banka

Ne nuk ruajmë të dhënat e plota të kartës suaj bankare në serverët tanë. Pagesat përpunohen nga ofrues të autorizuar të pagesave.

6. Ofrues të palëve të treta

Për funksionimin e faqes dhe shërbimeve tona, mund të përdorim platforma ose shërbime të palëve të treta, përfshirë:

  • WordPress
  • Kajabi
  • Zoom
  • Stripe
  • PayPal
  • shërbime emaili dhe formularësh kontakti

Këto palë të treta mund të përpunojnë të dhëna personale vetëm në masën e nevojshme për ofrimin e shërbimit të tyre.

7. Ruajtja e të dhënave

Të dhënat ruhen vetëm për aq kohë sa është e nevojshme për:

  • ofrimin e shërbimeve
  • përmbushjen e detyrimeve kontraktuale
  • përmbushjen e detyrimeve ligjore dhe fiskale
  • zgjidhjen e kërkesave ose mosmarrëveshjeve

8. Të drejtat tuaja

Ju keni të drejtë:

  • të kërkoni akses në të dhënat tuaja
  • të kërkoni korrigjimin e të dhënave të pasakta
  • të kërkoni fshirjen e të dhënave, kur kjo lejohet
  • të kundërshtoni përdorimin e të dhënave për marketing
  • të kërkoni kufizimin e përpunimit të të dhënave

Për çdo kërkesë në lidhje me të dhënat personale, mund të na kontaktoni në:
recetababy19@gmail.com

9. Marketingu dhe komunikimet

Nëse regjistroheni për newsletter ose jepni pëlqimin tuaj, ne mund t’ju dërgojmë informacione, oferta ose materiale promocionale. Ju mund të çregjistroheni në çdo kohë përmes linkut të çregjistrimit ose duke na kontaktuar.

10. Siguria e të dhënave

Ne marrim masa të arsyeshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja nga humbja, përdorimi i paautorizuar ose zbulimi i paautorizuar.

11. Transferimi ndërkombëtar i të dhënave

Duke qenë se shërbimi ofrohet online dhe për klientë në vende të ndryshme, të dhënat mund të përpunohen ose ruhen nga platforma që operojnë jashtë shtetit tuaj të banimit.

12. Të dhënat e fëmijëve

Shërbimet tona u drejtohen prindërve, kujdestarëve ose familjarëve. Të dhënat që lidhen me fëmijët përdoren vetëm kur janë të nevojshme për ofrimin e shërbimeve ushqimore të personalizuara.

13. Ndryshime në këtë politikë

Ne rezervojmë të drejtën ta përditësojmë këtë Politikë të Privatësisë në çdo kohë. Versioni i përditësuar do të publikohet në këtë faqe.