Home » Rreth meje

Rreth meje

Kjo faqe ka në fokus ushqyerjen e bebeve dhe fëmijeve sipas grupmoshave të ndryshme, që nga momenti i fillimit të ushqimit për herë të parë rreth 4 apo 6 muajsh, derisa fëmija të ndertoj një pavaresi dhe të themeloj shijet e shendetshme dhe ushqimet e duhura në të perditshmen e tij duke ndjekur receta që përmbajnë një larmishmeri produktesh që kanë ato vlera ushqyese që vecanerisht çdo fëmijë duhet ti marr kryesisht në vitet e para të jetes.

Une ju ftoj të lexoni artikujt në këtë faqe blogu, të bazuara të gjitha në eksperiencen e një nëne me fëmijë por jo vetëm, pasi puna çdo ditë me fëmijët e grupmoshave të ndryshme më ka bërë të njoh më nga afër realitetin e ushqyerjes së tyre.

Tashmë me një eksperience rreth 5 vjecare në cerdhet dhe kopshtet e fëmijve në Norvegji, ku ushqimi është një ndër prioritetet kryesore.

Këshillat bazohen në studime, trajnime, këshillime me mjek edhe institute kërkimore shkencore që punojnë për zhvillimin dhe rritjen e fëmijës në mënyrë të shëndetshme dhe të sigurtë.

Eksperienca ime personale lidhet dhe me të qenurin nëne e një djali ku ushqimi ka qenë një sfidë e përditshme, por që sot ka dhënë rezultate e veta të frytshme dhe gjithcka fal këtyre këshillave të ndjekura me përpikmeri dhe me shumë devotshmëri për të arritur atë rezultat që çdo nënë do e dëshironte në lidhje me ushqyerjen.
Këtë iniciativë dhe mision të nisur, ja dedikoj djalit tim i cili më ka motivuar për ti ndarë këto receta e këshilla me çdo nënë për të rritur sa më shumë fëmijë të lumtur, më mirë të ushqyer dhe të mirë disiplinuar përpara tavolinës së ngrënies.

Sot femija im është 2 vjec dhe prej moshës 12 muajsh ha çdo ushqimin që unë i gatuaj, duke vazhduar e ndjekur gatime të shëndetshme dhe të shumëllojshme çdo ditë. Tashmë ha si ne të rriturit dhe në shtepinë tonë gatuhet një gjellë, jo disa njëkohësisht, që ju nëna e dini mirë që kërkon shumë mund, kohë dhe përkushtim. Apo jo?

Ju ftoj në faqen @receta_baby në Instagram, në kanalin e YouTube dhe Facebook Receta Baby, ju ftoj të bëheni pjesë, të ndiqni këshillat, trajnimet, përpilime menush dhe recetat e ndryshme dhe të ngrini të gjitha pyetjet tuaja të cilat ju mundojnë edhe do donit një zgjidhje.

Për një info më të permbledhur personale lexoni në foton më poshtë:

Faleminderit 🤱 Zoti ju bekoftë ju dhe familjen tuaj.

Kur nisi ky blog djali im ishte 8 muajsh e gjysem.

Me dashuri Gerta Veliu, mami i Noahs

Administratore e @receta_baby