Antarësim në Klubin ”Filiz’zëzat” me Gerta Veliu – Paketa 1 mujore

(26 shqyrtime nga klientë)

€ 29.99

Përshkrim

 

Për ushqyerje dhe një stil jete të shëndetshme me Gerta Veliu

Receta për bebe & fëmijë, meny javore/mujore, BLW pa stres, ide për picky eaters dhe prindërim pozitiv me një komunitet të ngrohtë e pozitiv që të mban për dore.

Pse t’i bashkohesh?

  • Meny mujore + plane javore (PDF) që kursejnë kohë, para dhe nerva.
  • 1–2 receta të reja çdo javë (video + PDF), edhe për rastet për alergji/intoleranca.
  • BLW i sigurt: format prerjeje sipas moshës, prezantimi i alergjenëve, këshilla praktike.
  • Picky Eater Toolbox: strategji pa presion dhe ide brilante që funksionojnë.
  • Zhvillim emocional & prindërim pozitiv: rregulla, rutina të nevojshme në tryeze, komunikim me ton të, pa beteja dhe luftë për të ngrënë.
  • Live/Zoom çdo muaj (hëna e parë, ora 2100) (mundësi të dëgjohet edhe me regjistrim & slide prezantimi).
  • Komunitet privat (Kajabi + WhatsApp): pyetje të shpejta, mbështetje pa paragjykime për të ndarë pyetje këshilla mbi prindërimin dhe vecanerisht ushqyerjen.
  • Podcast & Përralla ushqimore: për prindin në lëvizje dhe për fëmijët kureshtarë.

Si funksionon (3 hapa të thjeshtë)

  1. Regjistrohu online zgjidh abonimin mujor.
  2. Hyr menjëherë në bibliotekë (video, PDF, receta, meny, këshilla).
  3. Bashkohu në komunitet (WhatsApp + Klub) dhe merr email-in javor me përmbledhje.

Sa zgjat anëtarësia?

Sa të duash ti. Nuk ka kontratë afatgjatë.
Anulon kur të duash dhe mban aksesin deri në fund të muajit të paguar.

Për kë është?

  • Prindër të bebeve 6–12M (BLW/pure/mix).
  • Prindër të fëmijëve 1–6 vjeç me “tekë” në të ngrënë.
  • Kushdo që do strukturë, ide konkrete, një prindërim të përgjegjshëm dhe një komunitet që të kupton dhe mbështet.

26 shqyrtim për Antarësim në Klubin ”Filiz’zëzat” me Gerta Veliu – Paketa 1 mujore

  1. Ada –

    Përshëndetje Gerta 🤍
    Jam pjesë e këtij komuniteti që prej muajit tetor dhe mund të them që ka qenë një ndihmë shumë e madhe për mua. Këshillat, recetat dhe informacionet që ndan kanë qenë shumë të vlefshme dhe më kanë dhënë më shumë siguri në ushqyerjen e djalit tim.
    Aimen, 23 muajsh.

  2. Florida –

    Me fat qe isha pjese e grupit Filizezat , me shume mama te tjera qe kemi ndare me njera tjetren informacione te dobishme mbi ushqimin , receta , pyetje , lojera dhe shume gjera te bukura drejtuar nga Gerta . Falenderuese Gertes per cdo ndihme te dhene mbi shqetesimet e femijes tim , pergjigjie te cdo pyetje , e sakte dhe e perpikte me nevojat tona ❤️

  3. Dorina –

    Jam shumë mirënjohëse për Gertën! Këshillat e saj si nutricioniste pediatrike më kanë ndihmuar shumë dhe më kanë dhënë qetësi e siguri për ushqimin e vajzës sime. Faleminderit shumë për gjithë mbështetjen dhe dijen e ndarë me ne!

  4. Anxhela –

    Gerta, sa e lumtur jam qe te kam njohur ty dhe mamat e grupit Filizezat😍 pas shume muaj stres me ushyqerjen e vajzes time, me ne fund kam fituar qetesine qe na duhej te dyjave. Keshillat nga ty dhe mamat me eksperience jane nje ndihme shume e madhe per nje nene qe ndjen akoma pasiguri. Je bekim per cdo nene qe te njeh🫶🏻
    Aria, 14 muajshe

  5. Ardita –

    E lumtur dhe mirenjohese pa mase per te gjithe eksperiencen e ushqyerjes se shendetshme qe kemi startuar me Gerten prej muajit 6. Vlere e shtuar per ne ka qene pjesemarrja ne komunitetin Filizezat, ku kemi gjetur informacione te perditesuara, receta dhe keshilla te vlefshme per te tejkaluar cdo sfide e proces zhvillimor te nderlidhur me ushqyerjen. Cdo krijim i Gertes eshte nje aset per nenat e reja dhe komunitete te tilla ku perfton kaq shume njohuri praktike vlejne te rekomandohen.
    Davior 11 muajsh

  6. Flavia –

    Pjesemarrja ne grupin Filizezat, pas kursin te ushqyerjes ishte nje ndihme e madhe sepse vazhdon ne thelb ate qe te ofron kursi, nje mbeshtjetje e vazhduar dhe keshilla per ushqyerjen e bebave. Gjithashtu takimet 1 mujore me mamat jane nje shkeputje e bukur nga perditshmeria. E rekomandoj 10/10.

    Lukas 11 muajsh

  7. lejla –

    Si jam bërë nënë gjithçka e kam lehtë me mësimet e Gertes dhe këtë e them nga thellësia e zemres, tani e shoh edhe për veten time sa gabime kam bërë në të ushqyerit dhe përmirësimet jan falë Gertes dhe un zdi si do ja kthej këtë të mirë ndonjëherë,jam tepër mirnjohse dhe falënderuese.

  8. Ani –

    Shume e lutmur qe jam pjese egrupi Filizat pas pjesmarrjes ne grupin e ushqyerjes. Fale Gertes dhe mamave qe kane ndar gjith eksepriencat e tyre me ushqyerjen e bebushave dhe recatve te mdryshme qe ndajme me njera tjetren per mua eka bere shume te lehte kte rrugetim per bebushen time .
    Tani jam nje mami me esigurt dhe me e qete ne ushqyerjen e saj pasi kam mesur shume dhe po e ushqej ne menyren me te shendetshme te mundshme.
    Ja rekomandoj cdo mami qe pervecse do te mesoj , do dhe te kaloj pak kohe dhe te ndaj eksperiencen e saj me mamat e tjera .

    Reyhana 11 muajshe

  9. Megi Thaka –

    Jam ndjekur me Gerten qekur djali im ishte 11 muajsh, me keshillat per ushqyerjen dhe me pas me grupin Filizezat. Jo vetem qe ofron receta dhe ide ushqyerje por edhe motivim dhe mbeshtetje per ne mamat e reja. Komuniteti qe Gerta ka krijuar eshte gjeja me bukur! Ia rekomandoj cdo nene te re 🫶🏼
    Vals 20 muajsh

  10. Oneda Marina –

    Përshëndetje Mamdiellzave dhe Filiz’zëzave të këtij komuniteti të mrekullueshëm dhe atyre që së shpejti jam e sigurt do të na bashkohen!
    Unë jam e bekuar prej zotit që më ka sjellë në jetë Një njeri dhe profesioniste e zonja Si Gerta Veliu.
    Këtu do të gjeni ndihmën e duhur që shumë keni kërkuar aty jashtë dhe do të ndiheni mir çdo ditë sepse Gerta ka organizuar,planifikuar,idealizuar këtë faqe vetëm për tjua lehtësuar shpirtin Nënave me fëmijët dhe punët familjare !
    Gjëja më e bukur që e karakterizon Gertën është që mbështetjen e saj do ta keni vazhdimisht edhe nëpërmjet grupit të whatsapp për çdo dyshim,frikëza dhe pasigurira të vogla që mud të keni në mëndje,ajo është aty për ju për tju motivuar dhe dhënë zgjidhje të vleshme çdo shqetësimi që mund të keni♥️

    Falenderohem me zemër që jam pjesë e këtij komuniteti të bukur mamdiellëzash☀️🫂

  11. Elona –

    Jam e lumtur qe kam zgjedhur Gerten per te mar te gjitha njohurite e nevojshme per ushqyerjen e femijes tim. Nje profesioniste,plot informacione qe di si ta bej kete rrugetim me te lehte per te gjitha mamat.Ne kete komunitet kemi ndare receta por edhe jemi argetuar ne takime vetem per mamat.
    Luna 15 muaj

  12. Ina –

    Jam shume e lumtur qe ne rrugetimin e pare per ushqyerjen e vajzes time pata fatin te njoh Gerten, e cila me keshillat dhe informacionet qe ka ndare ma ka bere kete rrugetim shume te lehte. Pas kursit te ushqyerjes, pjesemarrja ne grupin Filizezat ishte nje ndihmese shtese per mua si nene ku cdo dite gjeja informacione te reja dhe keshilla praktike per ushqyerjen e vajzes. Pafundesisht mirenjohese !

    Mami i Emily 15 muajshe

  13. Eneda –

    Te falenderoj shume Gerta per kete eksperience kaq te bukur .Na e ke bere kete rrugetim me te lehte🫠 Mezi pres te vi prap te ti kur te bej bebusha te tjere 🥰

  14. Teo 14 muaj –

    Dua të të kujtoj gjithmonë sepse edhe unë frymëzohem prej jush.

  15. Vjola –

    Mirenjohese pafund per ty Gerta … dhe jo nuk dua te te jem mirenjohese vetem si nje profesioniste e shkelqyer por mirenjohese sepse shpesh here na u gjende si nje nene e dyte per fmijet dhe nuk u merzite kurre . Te jam mirenjohese per perkushtimin durimin dhe miresjelljen tende! Ishe nje ndihme super e madhe per mua . Faleminderit per cdo keshille cdo buzeqeshje dhe siguri qe na ke mesuar dhe dhurar ne kete rrugetim shume te bukur. Uroj qe te shkelqesh sa me shume ne profesionin tend sa te bukur aq edhe sfidues . Te perqafoj fort Vjola&Toya 🌸💕🌸💕

  16. Grasjela –

    Jam shumë e lumtur që të gjeta Gerta ❤️ Falë teje kam mësuar kaq shumë për ushqyerjen e Edgardit dhe kam marrë shumë më tepër siguri në zgjedhjet që bëj për të. Je një nutricioniste shumë e përkushtuar, e duruar dhe gjithmonë e gatshme për të ndihmuar. Kam mësuar jashtëzakonisht shumë edhe nga ti, edhe nga të gjitha mamat e grupit. 🥰 Jam vërtet mirënjohëse që jam pjesë e këtij grupi! ❤️

  17. Deliana Avdyli –

    Jam shum e lumtur qe u zgjodha Gerten ne rrugetimin e ushqyerjes se Kait … Ma ndihmove aq shum sa nuk kam fjal ta pershkruaj me qetesin qe te karakterizonte me degjoje dhe me jepje informacion si duhet te vazhdoja rrugetimin dhe pse e leht nuk ishte … Ishe gjithmon aty per nee 🥹 Jam shum e lumtur qe sot Kai me han mir dhe esht i pavarur ne ushqim
    Mirnjohje pafund per ty Gerta ❤️❤️ Un dhe Kai te kemi Xhan shum ❤️❤️❤️
    Mami Kait 15 muajsh ❤️

  18. Soni –

    Faleminderit Gerta, pafund e lumtur qe te gjeta e te njoha 🙏🏼
    Te kujtoj pothuajse perdite
    Te jam shume mirenjohese dhe falenderuese 🙏🏼
    Pervec pjeses se ushqimit, me ke frymezuar dhe motivuar dhe ne aspekte te tjera ❤️

  19. Hygerta –

    Gerta rrezaton miresi, dhe vajzat e klubit gjithashtu. Nje eksperience shume e bukur midis nenash me te njejtet sfida prinderimi.

  20. Manjola Kuka –

    Përshëndetje Gerta, Mamdiellzave dhe Filizëzave të një grupi të mrekullueshëm! 🥰🥰
    Jam bërë pjesë e trajnimeve që në muajn Shkurt gjë e cila më ka bër të jem më e sigurt se si të ushqeja vajzën time dhe se si ta menaxhoja çdo situatë që për mua ishte e frikshme me metodën BLW .
    Gerta jam shumë e lumtur që të kam njohur ty !
    Këshillat, recetat dhe informacionet që ndan si nutricioniste pediatrike më kanë ndihmuar shumë dhe më kanë dhënë më shumë siguri në ushqyerjen e vajzës sime.
    E lumtur dhe mirenjohese pa mase per te gjithe eksperiencen e ushqyerjes se shendetshme që mësova .
    Me fat qe isha pjese e grupit Filizezat , me shume mama te tjera qe kemi ndare me njera-tjetren informacione te dobishme mbi ushqimin.
    Ja sygjeroj çdo mami që dëshiron ta ketë rrugëtimin e ushqyerjes së fëmijës së vetë sa më të lehtë e më të sigurt 🥰🌻🌺
    Mami Azaleas, 12 muajshe ❤️💝

  21. Iris –

    Kam qenë shumë e kënaqur me mbështetjen dhe këshillat gjatë gjithë kësaj periudhe. I kam ndjekur këshillat në background dhe jam shumë e kënaqur me ecurinë e Hestias. ❤️

    Për mua ka qenë shumë e vlefshme të dija që kisha gjithmonë dikë të cilit mund t’i drejtohesha kur kisha një pyetje apo një pasiguri. Kjo të jep shumë qetësi si nënë dhe të bën të ndihesh më e sigurt në vendimet që merr për fëmijën tënd.

    Faleminderit nga zemra për gjithë punën, durimin dhe përkushtimin. Po bën një punë të shkëlqyer dhe do të të rekomandoja me shumë kënaqësi! 🥰❤️

  22. Andonela Mixha –

    Pershendetje ! Une jam Andonela, mami i Mabelit 15 muajshe dhe jam shume e lumtur qe jam pjese e grupit Filizezat. Informacionet dhe keshillat e marra prej Gertes mendoj se me kane ndihmuar shume mua si nene per te mbeshtetur bazat e 1 ushqyerje te shendetshme per femijen tim. Jam shume e lumtur qe kam zgjedhur Gerten dhe do e rizgjidhja perseri dhe perseri. Falenderuese pafund.🥰❤️

  23. Mirela –

    Jam shume mirenjohese qe pata mundesine te ndiqja kursin e ushqyerjes dhe me pas te behesha pjese e klubit Filizezat. Per mua ka qene nje ndihme e jashtezakonshme ne fillimin e ushqyerjes se vajzes, pasi me dha njohurite, orientimin dhe mbi te gjitha sigurine qe me duhej per te bere zgjedhjet e duhura.
    Sot, duke pare sa natyrshem eshte bere ushqyerja pjese e dites se Amisit, e kuptoj edhe me shume sa i vlefshem ka qene ky kurs per mua. E rekomandoj me gjithe zemer per cdo nene qe do te ndihet me e informuar, e pergatitur dhe e sigurt ne kete rrugetim. 💛

  24. Oksana –

    Jam shume e lumtur qe te njoha Gerta🤗 Pafund mirnjohje qe isha pjes e grupit te ushqyerjes dhe me pas te behesha pjes se grupit te Filizezave ,qe ne momentin e pare qe kemi folur se bashku e dija qe rrugetimi im mbi ushqyerjen e Isabel do te merte kthes tjeter .Nepermjet mesimeve ,keshillave te tua arrita te heq friken mbi ushqyerjen me copa ,te pergatisja vakte me te plota per vogelushen time .Sot duke pare gjith ecurin e vajzes time arrij te them e gjitha kjo eshte fal ndihmes se Gertes ,un nuk do te harroj kurr sepse ke qen aty per mua ateher kur ndihesha me shum e deshperuar dhe me qetesin tende me keshillat me qetesoje .Faleminderit per cdo keshill jam kenaqur pafund sepse mbi te gjitha kam njohur dhe nje grup mamash fantastike .Cdo njeri qe me pyet si ja kam bere me rrugetimin dhe ndryshimin e Isabel me ushqimin ju them te gjithave qe duhet te njihni Gerten .Ja rekomandoj cdo mami qe eshte ne fillim te ketij rrugetimi .Te dergojm shume perqafime nga mami Oksana dhe Isabel 🤍

  25. Ani –

    Jam shum e lumtur qe isha pjese egrupit Filizat.
    Kam mesuar shume nga Gerta dhe mamat e tjera dhe do u mbetem per jete mirnjohese
    Faleminderit shume Gerta ❤️

  26. Lorena, mami Hanës –

    Mirënjohje për Gertën që më dha mundësinë të isha pjesë e grupit. Një grup me mama te mrekullueshme që ndajnë jo vetëm informacion mbi ushqimin dhe receta, por dhe këshilla dhe mbështetje emocionale për njëra tjetrën në momente të caktuara.
    Gerta, përvecse një profesioniste, është dhe një njeri shumë i dashur dhe mirëkuptues me mamat, që e bën platformën e saj akoma më të veçantë!

Shtoni një shqyrtim

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *