LËNG KARROTE 8M+

Receta për lëngun e karrotës për fëmijë:
1. Karrotat qërohen dhe priten në copa të vogla.
2. Karrotat duhen mundësisht ekologjike dhe të jenë sa më të ëmbla në shije.
3. Copat e karrotës zihen me pak ujë me zjarr të ngadaltë e për një kohë më të gjatë se zakonisht rreth 15-20 minuta derisa të zbuten plotësisht.
4. Bëhen pure me mikser me pak ujë.
5. Pureja e ujshme kullohet në një shishe të gjerë, ky është pikërisht lëngu i përftuar i karrotës që duhet t’i jepet fëmijës gjatë ditës.
6. Sasia nga 50 deri 80 mililitra përgjatë ditës (mund t’i jepni sasi edhe pak më të madhe se këto nëse femija ju kërkon për të pirë më shumë, nuk është aspak e dëmshme por kujdes dhe kur ka shumë sasi pasi fëmija tejngopet e ju refuzon ushqimin e vaktit të rradhës).


Për çdo recetë dhe pyetje shkruani në DM @receta_baby.
Nëse ju pëlqeu kjo recetë, mos harro ta bësh SHARE me një nënë tjetër.

Lini një Përgjigje