PËRBËRËSIT :
1/4 kupë (60g) quinoa e shpëlarë me ujë
1/2 kupë (125ml) ujë
1 lugë çaj me vaj ulliri
1/2 kupë fasule të ziera të errëta
1/2 kupë me miser të zier
PËRGATITJA :
1. Në një enë të vogël hidhni kupën e ujit me quinoa dhe vendosni të ziejnë së bashku.
2. Zierja bëhet në temperaturë të lartë (jo në zjarr të ngadaltë, rreth 20 minuta) më pas quinoa është zier. Hiqeni dhe lëreni të mbuluar 10 minuta.
3. Në një tigan me zjarr mesatar hidhni vajin e ullirit dhe kavërdisni lehtë fasulet dhe misrin.
4. Hidhini në enën ku keni quinoan dhe i përzieni me të.
Këshillë : Për shije mund t’i hidhni djathë të bardhë dele ose parmigiano.
Nëse ju pëlqeu kjo recetë, mos harro ta bësh SHARE me një nënë tjetër.