TAVË ME LULELAKËR DHE DJATHË

Mosha : 10-12M

PËRBËRËSIT :
Për salcen e lulelakrës me djathë :
‌2 thelpinj hudhra, të shtypura
‌3 degëza trumëz të freskët
‌2 gjethe dafine
‌1 lulelakër e coptuar në bukla të vogla
‌3 lugë të mëdha vaj ulliri
‌1 dorë djathë të butë të grirë
‌1 dorë djathë cheddar
‌2 lugë çaj mustardë
‌1 lugë çaj kripë Himalaya të trashë
‌1/4 lugë çaj piper i zi (sipas dëshirës)

– Për makaronat me djathë:
‌1 pako pasta xhixhivalle (tubo të vogla)
‌2 lugë të mëdha gjalpë (pa kripë) të shkrirë
‌1 dorë bukë të grirë
‌1/2 gote djathë parmigiano të grirë

Përgatitja për salcën e lulelakrës me djathë
1. Parangrohni furrën në një temp 400°F (200⁰C). Lyeni një tavë me gjalpë dhe vendoseni brenda në furrë të ngrohet.
2. Zieni lulelakrën jo plotësisht, në një enë me pak kripë dhe ujë.
3. Shtoni hudhrat, gjethet e dafinës, trumëzën dhe i zieni për 5 minuta të mbuluar me ujë.
4. Shtoni më pas lulelakrën dhe e zieni derisa piruni ta depërtoj (7 deri 10 minuta). E kulloni në një enë tjetër ujin e lulelakrës, mos e hidhni poshtë.
5. Kalojeni lulelakrën në një blender ku t’i shtoni edhe vajin e ullirit, pak nga lëngu me errëzat që ruajtët rreth 3/4 e një gote. I bluani sa më imët. Përreth 1 minutë e gjysëm.
6. Shtoni djathin cheddar, mustardën, kripë dhe piper (me dëshirë) dhe trazojini së bashku.

◾️ Për makaronat me djathë 🍝🧀:
1. Zieni makaronat sipas kohës që udhëzohet në paketim. Këshillohen sa më aldente.
2. Ndërkohë trazoni në një enë gjalpin e shkrirë me bukën e grirë.
3. Kulloni pastat dhe përzieni me to errëzat dhe hudhrën.
4. Shtoni makaronat në salcën e lulelakrës së përgatitur më parë.
5. Masën e vendosni te tava e nxehur paraprakisht në furrë. Shtoni sipër tavës bukën e grirë të përzier me gjalpin e shkrirë. Gjithashtu hidhni sipër të shpërndarë edhe djathin parmigiano.
6. Futeni tavën të piqet në furrë derisa të marr një ngjyrë kafe të lehtë në sipërfaqe rreth 15 deri 20 minuta.

SHPËRNDAJENI këtë recetë, dërgojuani edhe nënave të tjera të shijojnë këtë recetë.
Për receta, menu, këshilla apo programe trajnimi kontaktoni në DM @receta_baby.

Lini një Përgjigje