Pancakes jeshil

Mosha : 12M+
Quhen jeshil sepse janë të bërë prej spinaqit, brokolit – dy ushqimeve të pasura me hekur e acid folik, vitaminë A dhe E.

PËRBËRËSIT :
•150 gr spinaq
• 50 gr brokoli
• 100 gr djath të grirë të butë
• 2 vezë
• 4 lugë miell
• 50 ml qumësht
• 1 lugë gjalpë të shkrirë
• 1 lugë pluhur pjekës
• 1 thelpi hudhër

PËRGATITJA :
1. Në një mikser hidhet spinaqi i pagatuar, i larë e i pastruar.
2. Shtohet brokoli i pagatuar dhe i larë.
3. Shtoni të gjithë përbërësit e tjerë një nga një, sipas rradhës : vezët, qumështi, mielli i situr dhe pluhuri pjekës, hudhra, gjalpi dhe djathi në fund.
4. Nxehet një tigan dhe lyhet me gjalpë dhe hidhen me një lugë të madhe një nga një masë nga brumi pak i lëngshëm. Ul temperaturën në mesatare.
5. Piqni 1-2 minuta secilën anë deri në përfundim të brumit të lëngshëm.
🗝 Shoqërohet me kos natyral.

Ju bëftë mirë!

SHPËRNDAJENI këtë recetë, dërgojuani edhe nënave të tjera të shijojnë këtë recetë.

Lini një Përgjigje