Mufinsa me Boronicë

Mosha : 12M+

PËRBËRËSIT :

‌2 vezë të mëdha
‌2dl (200g) sheqer kafe/spirulina
‌125 g gjalpë
‌100 ml qumësht
‌350 g miell
‌1,5 lugë të vogla pluhur pjekës
‌2 karrota të grira imët

PËRGATITJA :
1. Përzieni vezët me sheqerin me mikser, 3 deri 4 minuta.
2. Shkrini gjalpin dhe shtojani masës së vezës me sheqerin. (Mund të perdorni edhe gjalpë të shkrirë gati).
3. Përzieni miellin me përbërësit e tjerë pluhur së bashku dhe shtojani masës.
4. Qumështit i hidhni karrotat e grira (lini pak sasi karrotash për në fund për t’i vendosur sipër) dhe trazojini së bashku me masën e brumit.
5. Ngrohni furrën dhe shpërndani mufinsat në format e tyre, të lyera me gjalpë duke i mbushur deri në gjysëm.
6. I piqni në temp 190°C për 15-20 minuta.
7. I zbukuroni duke vendosur sipër karrota të grira.

SHPËRNDAJENI këtë recetë, dërgojuani edhe nënave të tjera të shijojnë këtë recetë.

Lini një Përgjigje