Mosha : 10-12M+
Sasia : 4 racione
PËRBËRËSIT :
150 gr mish viçi tule
200 gr spinaq
1 filxhan çaj oriz (1dl oriz)
2 qepë të njoma
1 domate e plotë e thatë
1 domate e plotë e grirë
2 ose 4 vezë në varësi të preferencave
Nenexhik sipas dëshirës
Kripë Himalaya (majën e gishtave)
PËRGATITJA :
• E presim mishin në copëza të vogla. E kavërdisim me pak vaj, i shtojmë 1 gotë ujë të ziej duke e mbuluar me kapak.
• Shtoni domatet e thara të prera në copa të vogla, i zieni së bashku me mishin. Shtoni dhe 1 gotë ujë.
• Shtoni orizin dhe dy gota ujë të tjera. Lëreni të ziej orizi gjysëm.
• Shtoni spinaqin dhe qepët e njoma në fund.
• Ndizni furrën në 180⁰C të ngrohet paraprakisht.
• Hidhni pak kripë Himalaya dhe nenexhik sipas dëshirës. Futeni në furrë për 15 min.
• Vezët ja hidhni sipër pasi ka përfunduar pjekja dhe të keni fikur sobën. Lëreni tavën brenda në sobën e ngrohtë që vezët të bëhen në nxehtësinë e furrës.
* KUJDES: mos përdorni kripë për fëmijët nën 12M.
SHPËRNDAJENI këtë recetë, dërgojuani edhe nënave të tjera të shijojnë këtë recetë.