Pica role për fëmijë

Mosha : 12M+
Picat janë ndër ushqimet e preferuara të fëmijëve! Të bëra 1 herë në javë, kryesisht në fundjavë është një zgjedhje shumë e mirë për fëmijët tuaj. Unë ju këshilloj tua bëni në këtë formë dhe të përpiqeni ta mbushni sipër jo vetëm me produktet klasike siç janë djathi, proshuta por eksperimentoni duke u shtuar edhe copëza të vogla perime si kungulli jeshil, patëllxhan, speca etj.


1. Përgatisni brumin e picës dhe mbusheni me përbërës të ndryshëm. Baza të jetë salcë domate, djathë i grirë, proshutë etj.
2. Mblidhen picën role dhe prijeni 2-3 cm përgjstë gjithë gjatësisë së brumit. Vendosini në një tavë me një letër kuzhine.
3. Pjekja në 180⁰, për 15 min me djathë të grirë sipër secilës role.
4. I lini të ftohen pak pasi t’i nxirrni nga furra.

Ju bëftë mirë!

Lini një Përgjigje