Përbërësit:
-1 gotë oriz për rizoto
-1 lugë gjalp
– bizele
– selino
– 1 kokërr qepë
Përgatitja:
1. Me gjalp kavërdisim qepën, më pas bizelet e më pas selinon. Pasi ato zbuten, shtojmë gotën me orizin e rizotos dhe shtojmë me ngadalë 2 gota uji të vakët.
2. I lëmë të ziejnë së bashku duke i vendosur kapak dhe ulur temperaturën e zjarrit. Provoni orizin derisa të zbutet mjaftueshëm.
3. Servireni në pjatë me pak djathë kaçkavall sipër.