Supë me lëng kockash

Mosha 7M+
Kohëzgjatja 20 minuta

PËRBËRËSIT :
• 200 gr kocka vici
• 20 gr karrotë
• 10 gr kungull jeshil
• 10 gr lulelakër ose brokoli (kjo recetë është me brokoli)
• 5 gr oriz
• 1 lugë e vogël vaj rapsoil/vaj bebesh

PËRGATITJA :
▫️Pastrojme 20 gr karrotë dhe i hedhim në një enë.
▫️Shtojmë 5 gr oriz në të dhe 200 gr nga lëngu i kockave që e kemi zier me herët e të ruajtur në frigorifer.
▫️ Nëse e doni më të lëngshme mund t’i shtoni dhe pak ujë.
▫️ Shtojmë 10 gr kungull jeshil dhe 10 gr brokoli ose lulelakër.
▫️Pasi të zbuten të gjithë përbërësit e bluajmë me mikser.
▫️Shtoni dhe pak majdanoz në fund dhe djathë bebe për më shumë shije.

SHPËRNDAJENI këtë recetë, dërgojuani edhe nënave të tjera të shijojnë këtë recetë.

Lini një Përgjigje