Kofshë pule me perime

Mosha 8M+ (teksture me kokrriza, e shtypur me pirun)
Kohëzgjatja 30 minuta
Sasia 2 racione

PËRBËRËSIT për 2 racione :
• 1 kokërr patate
• 1 kofshë pule ose trashje pule
• 1/2 qepë e kuqe
• 1 filxhan kafe oriz
• dhe perime (1 dorë bizele, 2 rrathë spec i kuq, 1/2 karrotë, 1 degë lulelakër dhe brokoli).

PËRGATITJA :
1. E kavërdisni pakëz qepën me vaj ulliri dhe të tretet shtoni pak ujë.
2. Pastaj i shtoni edhe përbërësit e tjerë një e nga një duke i dhënë një kavërdisje të lehtë në tigan. Shtoni vazhdimisht pak ujë.
3. I shtoni dhe pakëz hudhër në fund për më shumë shije dhe e futni në furrë për 20 min.

Këshillë: Mund t’i shtoni 1 lugë djathë parmigiano dhe 1 lugë vaj ulliri ose vaj bimor për fëmijë.

Nëse ju pëlqeu kjo recetë, mos harro ta bësh SHARE me një nënë tjetër.


FOLLOW ➡️@receta_baby

Lini një Përgjigje