SPECA TË MBUSHUR

Mosha 8-10M

Provohet duke ia copëtuar këtë ushqim në përmasa të përshtatshme, sipas aftësive që ka arritur fëmija në përtypje.

PËRBËRËSIT:

• 4 speca zile me ngjyra të ndryshme

• 300 mish i grirë viçi

• 100 g oriz kokër madh

• 2 domate pa lëkurë, pa fara

• 1 qepë

• djathë i bardhë dhe majdanoz

• 1 lugë gjelle vaj ulliri

PËRGATITJA:

1. Ndizni furrën 220 gradë dhe lyeni tavën me gjalpë.

2.Prini pjesën e sipërme të specave dhe hiqni farat.

3. Në një tigan me vaj ulliri, kavërdisni mishin dhe më pas shtoni qepën dhe një spec të grirë në copa (mundësisht spec jeshil).

4. Shtoni orizin duke i trazuar vazhdimisht dhe më pas, shtoni ujë të vakët 200 ml (ruani raportin me orizin).

5. Shtoni edhe errëzat, djathin e bardhë.

6. Mbushni specat me masën e përgatitur dhe mbuloni tavën me letër alumin, duke e vendos në furrë për 40-45 minuta.

Nëse jeni duke i drejtuar vetes pyetjen «A jam duke i dhënë vlerat ushqyese të nevojshme fëmijës tim?», unë të doja të të sugjeroja të ndiqje një menu në bazë të moshës së fëmijës tënd, duke mos i kursyer vetes stresin e përditshëm se çfarë do i gatuaj dhe nëse fëmija po ushqehet si duhet.

💡Zgjidhjen e gjen tek @receta_baby.

Duke aksesuar librat:

▪️Guida e nisjes se ushqimit të ngurtë 4-6M

▪️Menuja ime 6-12M

▪️Libri me receta 12M+ & kalendari i tij

Aty do gjesh receta me vlera ushqyese të balancuara për fëmijën tuaj, të bashkëshoqëruara me këshilla për çdo grupmoshë.

Rezervo:

🔳MENU JAVORE TË PERSONALIZUARA për ushqyerjen e fëmijëve. Sipas moshës dhe nevojës së fëmijës tuaj për vlera ushqyese.

🔳Receta për fëmijë – LACTOSE & GLUTEN FREE.

🔳 Dhe pa harruar, që fare lehtë janë receta të cilat mund t’i shijoj e gjithë familja!

Nëse jeni të interesuar më shkruani në DM receta_baby ose kryeni veprimet duke aksesuar faqen e website.

Lini një Përgjigje