Mosha : 12M+
Një ide fantastike për fëmijët të hanë në mënyrën e tyre të preferuar edhe perime të tjera si patëllxhani, kungulli jeshil, kungulli i ëmbël. Provojani e do mbeteni të kënaqur ju dhe fëmija juaj.

Receta përmban:
🔸patëllxhan
🔸domate e freskët pure
🔸djathë i bardhë
🔸misër
🔸spec i kuq
🔸rigon & borzilok
👩🏻🍳PËRGATITJA :
1. Patëllxhani pritet në rrathë, në trashësi 1 cm, më pas lyhet me vaj ulliri.
2. Hidhen domate të grira në rende, djathi i bardhë i thërrmuar, misër i zier dhe spec i kuq i freskët në copëza të vogla. Sipër rigon dhe borzilok.
3. Piqeni në 200 grad për 15 min.
Është ideale si snacks/mesvakt për fëmijën tuaj.