KEK ME PERIME & COPA FILETO PULE

Përgatitja e brumit
250 g miell
150 g gjalpë, temperaturë ambienti
3 lugë të mëdha ujë
0,5 lugë çaj kripë

PËRBËRËSIT MBUSHËS:
Brokoli
Patate të ëmbël
3 ose 4 vezë
200 ml qumësht
Proshutë
1/2 presh
100 g djathë të bardhë/cheddar/mocarella/djath picë etj.

▪️Brumi i kekut shtrohet në një tavë rrethore.
▪️Në një tas përzieni të gjithë përbërësit dhe hidhini në tavë.
▪️Pjekja për 15-20 min në temperaturë 180 gradë.

Ky kek përveçse shumë i shijshëm, është një ide fantastike duke shfrytëzuar të gjitha perimet që keni ne frigorifer, të cilat kanë mbetur në pak sasi.

Duke qenë e zënë çdo ditë, në të njëjtën kohë jam një nënë që dua të kaloj kohë cilësore me fëmijët e mi për tu fokusuar në edukimin e tyre, pa lënë pas detyrat shtëpiake si amvisë, dhe për këtë përpiqem që të planifikoj kohën e për më tepër vaktet e përditshme.

Kujdesem shumë që çdo ushqim që kam në shtëpi të mos shkoj dëm, aq më pak të prishet ndaj ka shumë zgjidhje të cilat preferoj t’i shfrytëzojë për të gatuar shpejtë, shëndetshëm edhe të ruaj ekonominë e shtëpisë.

Ndaj dëshiroj që ky postim më shumë sesa një ide, të kujtoj dashurinë dhe forcën e një nëne për t’i dhënë më të mirën familjes së saj.

SHARE këtë recetë për t’i treguar çdo nëne sesa shumë dashuri dhe forcë e karakterizon në çdo ditë të saj.

Lini një Përgjigje