Kek me Mollë dhe Bajame

Mosha : 12-14 M+

PËRBËRËSIT :
‌300 gr miell
‌300 gr melis ose 150 gr sheqer bimor/ekologjik
‌2 lugë çaji pluhur pjekës
‌1 lugë çaji sheqer vanilje
‌200 ml qumësht
‌150 gr gjalpë
‌2 vezë
‌1 kokërr molle e prerë në copëza të vogla
‌50 gr bajame
‌20 gr fara pishe

PËRGATITJA :
• Për këtë recetë ju duhet një tavë gjatësore 26 cm.
• Ndizeni furrën të ngrohet në 175°C.
• Shkrini gjalpin në një enë dhe me pak nga gjalpi i shkrirë lyeni tavën dhe spërkatni pak sheqer në të ose përdorni letër kuzhine.
• Përziej miellin, pluhurin pjekës, sheqer vaniljen me melisin (sheqer pluhur) ose sheqer të thjeshtë.
• Shtoni në vazhdim dhe gjalpin e shkrirë dhe përzieji mirë.
• Shto 2 vezët e rrahura në një enë me qumështin. Shtojani pak e nga pak.
• I përzieni përsëri mirë së bashku dhe masën hidheni në tavë.
• Qëroni mollën, priteni në copëza të vogla ose në thela të holla sipas dëshirës dhe i vendosni sipër masës me kujdes të shpërndara në gjithë sipërfaqen e masës në tavë.
• Shtojini sipër edhe bajamet e thërrmuara me farat e pishës.
• Piqeni kekun, duke e vendosur në mes të furrës përreth 35 minuta.
• Lëreni të ftohet keku në tavë pa e hequr nga tava. Pasi të ftohet ca priteni.
• Spërkateni sipër me sheqer pluhur.
Ju bëftë mirë fëmijë të dashur!

@recetababy

Lini një Përgjigje