Mosha 8M+
Kohëzgjatja 20 minuta
Sasia : 2 racione
PËRBËRËSIT :
• 1/2 patate e ëmbël
• 1 mollë e kuqe
• 1 filxhan çaj thjerrëza të kuqe
• 1 lugë e vogël vaj rapsoil/vaj bebesh
PËRGATITJA :
▫️ Shpëlajmë thjerrëzat në ujë dhe i lëmë 30 min në ujë përpara përgatitjes.
▫️Mollën e presim në copa të vogla pa e qërruar lëkurën dhe e hedhim në një enë për të zier.
▫️ Shtojmë njëkohësisht edhe pataten e ëmbël të qërruar lëkurën dhe të prerë në copa të vogla.
▫️ Shtojmë edhe thjerrëzat e kuqe dhe i lëmë të ziejnë me kapak 15 min me 1 gotë e gjysëm ujë.
▫️Pasi të zbuten të gjithë përbërësit e bluajmë me mikser.
▫️Shtoni 1 lugë të vogël vaj bebesh në fund për më shumë shije dhe parmigiano sipas dëshirës.
SHPËRNDAJENI këtë recetë, dërgojuani edhe nënave të tjera të shijojnë këtë recetë.
@recetababy