SPECA ME BIFTEK VIÇI TË MARINUAR

Mosha 10-12M+

Koha 15-20 minuta

PËRBËRËSIT

•300g biftek viçi

•1/2 spec zile i kuq në thela

•1/2 spec zile i verdhë në thela

•1/2 spec zile jeshile në thela

•2 thelpinj hudhër

•1 lugë e vogël salcë soya/vaj susam (opsionale)

PËRGATITJA

• Marinoni mishin e viçit me vaj ulliri, salcë soya/ vaj susami dhe hudhër të grirë.

• Në një tigan kavërdisni copat e mishit të prera hollë nga të dy anët.

• Shtoni specat jeshile, e verdhë dhe e kuqe duke i kavërdisur së bashku për 5 minuta të tjera.

• Shoqërojeni me oriz, bullgur ose couscous etj.

Nëse ju pëlqeu kjo recetë dhe dëshironi t’ia gatuani fëmijës tuaj, mos harroni t’i bëni SAVE & SHARE me një nënë, si dhe lini komentin tuaj mbi recetën. Ju bëftë mirë!

Gjithashtu, mund të ndiqni sugjerime të tjera tek librat e-books si :

1️⃣Guida e nisjes së ushqimit të ngurtë për bebe 🔗 Materiale shoqeëruese bonus.

2️⃣ ‘Menuja ime’ – libër me disa menu javore për moshat mbi 6M deri 12M 🔗 Materiale ndihmëse shtesë.

3️⃣ Libri i Menusë 12M+ me receta për 3 vaktet kryesore dhe 2 mesvaktet, shoqëruar edhe me kalendarin personal 🔗 Materiale shtesë bonus.

Për më shumë info shkruani në DM receta_baby ose aksesoni faqen e website.

Lini një Përgjigje