Mosha 9M+
Kjo eshte nje recetë e thjeshtë, e shijshme dhe shume e shendetshme kur ate e gatuan vet në shtepi. Mund te sherbehet me pure patate ose edhe perimesh te tjera.
Koha: 30 minuta
Përbërësit e recetës
- 600g Fileto peshku, pa hala 🐟
- 4 lugë te medha Miell gruri 🌾
- 1 maj luge te vogel kripe Himalaya
- 2 Veze 🥚🥚
- 2 lugë qumësht 🥄🥛
- 1 lugë gjalp per skuqjen
- Buke e grire (dhe fara sesami nese deshironi)
Përgatitja e recetës
- Pasi te keni pasturar e lare peshkun, filetojeni ate ne te dy anet. Prøven i cdo fileto te tij ne copa te gjata me gjeresi 2 cm.
- Bej gati tre pjata te thella. Te pjata e pare hidh Miellin me kripen Himalaya, perzieji sebashku. Te e dyta hidh vezet dhe qumshtin dhe rrihi me nje pirun sebashku te perzien. Te pjata e tretë hidhni buken e grire dhe farat e sesamit.
- Ngjyej filetot e peshkut ne pjaten e pare me miellin, pastaj kaloje te pjata me perzierjen e vezeve me qumshtin dhe ne fund te pjata me buken e grire.
- Vendos nje tigan ne zjarr ne temperatur mesatare, hidh gjalpin te shkrij derisa te marr nje ngjyre te kuqeremte. Skuq kotoletate pergatitura te peshkut derisa ato të marrin nje ngjyre ta arte vjeshte. Perreth 4 minuta nga secila faqe.
☆KESHILLE: Shoqerojeni me pure patatesh ose perimesh te tjera. Peshku mund te jete cfaredo, por me i preferuari per femijet eshte merluci pa shume hala.
Per receta te tjera me peshkun klikoni këtu.

Ju befte mire!
Pingback: MENU – Mosha 8M+ – Receta BABY