Mosha 8M+
Përbërësit e recetes
- 1/4 Qepe e thate
- 1 Karrote mesatare 🥕
- 2 kokrra patate 🥔
- 1 gote leng mishi dhe 1 thele mish vici me kocke (i bere gati me pare)
- 2 Domate te thara 🍅 ose (1/2 domate e fresket)
- 1 lugë vaj ulliri
- 1/2 fete Buke (tul buke)
- 1 maje luge e vogel Kripe Hymalaja roze

Përgatitja e recetes:

- Ne nje ene me pak vaj ulliri dhe i japim nje kavërdisje te lehte mishit qe e kemi te zier te bere gati me pare
- Qërojmë, lajme dhe i presim perimet ne copa të vogla. Se pari grijme holle qepen dhe e kaverdisim me mishin duke e tretur mire, por jo plotesisht, gjate kohes se kaverdisjes i shtoni pak e nga pak lengun e mishit.
- Karrotat dhe pataten e prere ne copa jo shume te vogla i shtoni në enë. Duke i kaverdisur te gjitha sebashku perreth 5 minuta.
- Shtoni domatet e thata te prerane copa (ose edhe pure domate te freskta)
- I shtoni uje enes derisa te mbulohen perimet dhe lereni 20 min te ziejnë sebashku, me nje kapak siper
- Në 5 minutat e fundit shtoni majen e kripe nga Himalaya ne ngjyre rose per ti dhene me shume shije.
- Kur ta servirni ne pjate hidhni tulin e bukes te thermuar ne copa të vogla në mënyrë qe te thithe lengun e femija te mund ta ndiej sa me te butë e te shijshem ne gojë.

Nese deshironi te dini përse përdorem pak nga kripa Himalaya klikoni ketu per te mare me shume informacion rreth saj.
te lumt je shume emire
Flm shume qe me ndjek ne faqen time te blogut e kudo ❤😘