
Kur foshnjat mund të konsumojnë portokall?
Meqenëse janë pak të vështira për t’u bërë pure, portokallet do mubd t’i jepen fëmijës, atëherë kur fëmija juaj të jetë në gjendje të hajë ushqimet në mënyrë të pavarur ose finger foods.
Kjo mund të jetë edhe kur fëmija të jetë 6 muajsh, nëse po provoni metodën e baby led weaning, pra ushqyerja të udhëhiqet nga foshnja (që përfshin ushqyerjen e lëndëve të ngurta në formën e ushqimeve vetë, në vend të puresë ose duke asistuar gjithmonë nëna).
A mund t’i lejojë fëmijës tim të shijojë portokalli?
Mosha më e zakonshme e rekomanduar për futjen e agrumeve në ushqyerjen e fëmijës është rreth 12 muajsh. Ju duhet të jeni të sigurt se fëmija juaj është mjaftueshëm gati dhe përtyp me kujdes ushqimet përpara se t’i çoj poshtë.
Si t’i jap lëng portokalli fëmijës 6 muajsh?
I lini portokallet në temperaturën e dhomës përpara se t’i shtrydhni në mënyrë që të jenë të lehta për t’u shtrydhur. Gjithmonë konsultohuni me mjekun e fëmijës suaj përpara se t’i jepni fëmijës tuaj ndonjë ushqim të ri. Jepni vetëm një sasi të vogël sa për provë, kur ia prezantoni fëmijës tuaj këtë lëng. Gjithashtu rekomandohet që të holloni lëngun me ujë kur nisni t’ia provoni.
A mundet fëmijës 9 muajsh t’i jepni feta portokalli?
Foshnjat mund të hanë feta portokalli, së bashku me disa ushqime të tjera të buta (në feta), rreth moshës 8 deri në 10 muajsh – pasi të kenë zhvilluar kapjen e duhur, pra të jenë në gjendje të marrin copa ushqimesh midis gishtit të madh dhe gishtit të vogël.
A mund ta tresin foshnjat lëngun e portokallit?
Është më mirë të prisni derisa fëmija të jetë 12 muajsh përpara se t’i ofroni lëng. Por edhe atëherë, pediatrit nuk rekomandojnë t’u jepni shpesh të vegjëlve lëng. Kjo për shkak se shton kalori shtesë pa ushqimin e ekuilibruar në formulë dhe qumësht gjiri.
A e ndihmon portokalli në jashtëqitje foshnjën?
Nëse fëmija juaj ka probleme të tilla, ofrojini më pak ose afërsisht gjysëm filxhani kafe – lëng kumbulle, molle, portokalli ose dardhe çdo ditë. Mos harroni se frutat e freskëta kanë më shumë fibra se lëngu.
Si t’i servirini fëmijës feta portokalli?
Për t’i shërbyer si feta, lajeni mirë portokallin dhe më prisni portokallin në gjysmë. Vendosni gjysmat e prera përmbys dhe pritini përsëri në gjysmë. Pritini në segmente të holla dhe të vogla, dhe ofrojani fëmijës një nga një. (Mësojani/ilustroni se si ta kapin dhe ta përtypin në mënyrë që të vendosin anën e frutave në gojë, në vend të lëvozhgës.)
Si ta pres portokallin tim për fëmijën 8 muajsh?
6 deri në 8 muajsh:
Lani portokallin (pasi lëkura shpesh përmban mbetje pesticidesh), më pas priteni në feta (me lëvozhgën, por me farat e hequra) dhe jepjani fëmijës, i cili do ta thithë dhe të shijojë pjesën e frutit. Lëkura e ndihmon fëmijën të mbajë portokallin dhe i lejon që në mënyrë të pavarur ta drejtojë atë në gojë.
Pse foshnjat (-6 muajsh) nuk mund të kenë portokall?
Portokallet mund të duken si një zgjedhje e shëndetshme pasi janë plot me vitaminë C, por aciditeti i frutave mund të mos jetë i mirë për tretjen e foshnjës tuaj dhe mund të shkaktojë një reaksion alergjik. Nëse keni dyshime për një reagim të tillë, duhet të prisni deri në moshën një vjeçare për të lejuar që sistemi tretës i fëmijës suaj të maturohet.
A është lëngu i portokallit shumë acid për foshnjat?
Frutat dhe lëngjet e agrumeve: Këto fruta janë shumë acide, gjë që mund të jetë e vështirë për sistemin tretës të foshnjës. Ato që duhen shmangur përfshijnë portokallin, limonin e verdhë, limonin jeshil, qitron, gejpfrutin dhe lëngje të përbëra nga çdo lloj agrumesh.
A mund të pinë foshnjat lëng portokalli 100%?
Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) thotë se është më mirë të prisni derisa fëmija juaj të jetë 1 vjeç përpara se t’i jepni lëng, përveç nëse mjeku juaj e rekomandon atë më herët për menaxhimin e kapsllëkut.
A u shkaktojnë portokallet gazra fëmijëve?
Efektet anësore të ngrënies së portokalleve gjatë ushqyerjes me gji
Në muajt e parë, meqenëse trakti intestinal i fëmijës suaj nuk është plotësisht i maturuar dhe ende në zhvillim, fëmija juaj mund të jetë i ndjeshëm ndaj sasisë së lartë të ushqyerjes me agrume në dietën tuaj. Pra nëpërmjet gjidhënies, mund të ndodh që kjo dietë të shqetësojë foshnjën tuaj dhe duke shkaktuar gazra, dhe ai të bezdiset duke patur refluks, ose refuzuar gjirin.
A mund t’i jap fëmijës portokall gjatë motit të ftohtë?
Portokallet janë plot me vitaminë C e cila i ndihmon fëmijët tuaj të luftojnë infeksionet që shkakton të ftohtit si kollën, gjendje gripale etj., gjatë dimrit. Ju mund t’i jepni fëmijës tuaj një lëng portokalli të përgatitur në shtëpi ose fetë portokalli të qëruar dhe të pastruar. Sigurohuni që të jepni portokall të freskët të ëmbël në temperaturën e dhomës.