
Servirja e ushqimeve të pasur me hekur për fëmijën tuaj nuk ka pse të jetë një sfidë.
Më poshtë do ju listoj, një listë e snacks dhe vakteve që janë të pasura me hekur dhe të përshtatshme për foshnjat që po fillojnë ushqimin e ngurtë.
1.Mishi i grirë, i pulës, i gjelit ose në formë qoftesh të përgatitura në shtëpi
2. Mish i përshtatshëm për fëmijë; viçi, derri, pule ose qingji
3. Tuna, salmon ose sardele të pastruara (në formë pure) me kos ose avokado pure.
4. Patate e ëmbël (pure, e shtypur, e përgatitur si finger food)
5. Makarona të përmbajtjeve të ndryshme (me shije perimesh) me salcë marinara/domate
6. Tërshërë/drithëra me kungull ose patate të ëmbël pure
7. Salcë/pastë edamame (kineze, pasta e sojës) jeshile e lyer në fetë buke
8. Fasule të ziera ose të përgatitura në avull
9. Feta avokado, të lyera/spërkatura në fara kungulli të bluara, susami ose farat e kërpit
10. Salcë/pure molle e miksuar me gjalpë fara kungulli të ëmbël
11. Feta mango të spërkatura me drithëra të bluara
12. Feta tosti prerë në rriska (finger food)
13. Puding me fara chia
14. Salcë/pure molle ose tërshërë me fara susami të bluara
15. Tërshërë me arra të thërrmuara ose gjalpë arrash
16. Thjerrëza të ziera me patate të shtypura 17. Bizele (jeshile) pure ose të shtypura