
Ushqimet e ngurta dhe qumështi
Ju duhet të vazhdoni të ushqeni me gji ose t’i jepni fëmijës suaj formulë derisa ai të jetë të paktën 1 vjeç.
Ushqyerja me gji do të vazhdojë të jap benefite për ju dhe fëmijën tuaj për aq kohë sa ju vazhdoni.
Ndërsa fëmija juaj ha më shumë ushqime të ngurta, sasia e qumështit që ai dëshiron do të pakësohet.
Pasi fëmija juaj tashmë ka një rutinë ushqyerje më të plotë, ai madje mund të mos dojë më të pijë qumësht.
Gota dhe shishet e duhura për foshnjat
Prezantojeni fëmijën tuaj të pijë nga një filxhan ose gotë rreth 6 muajsh dhe ofroni ca gllënjka ujë pas vakteve.
Përdorimi i një gote pa pipëz ose me rrjedhje të lirë do ta ndihmojë fëmijën tuaj të mësojë të pijë më lirshëm dhe është më i rekomandueshëm për dhëmbët e fëmijës suaj.
Mund të jetë e lodhshme në fillim, por jini të durueshëm, fëmija juaj gradualisht do të mësojë se si të pijë nga një gotë e hapur.
Pasi fëmija juaj të jetë 1 vjeç, ushqyerja me pipëz/biberon duhet të hiqet.
Kur përdorni një shishe ose gotë të atillë, mos vendosni asgjë në të asgjë, përveç qumështit të gjirit, qumështit formulë ose ujit.
Rehatia e thithjes nga një pipëz ose një shishe me pije të ëmbla shkakton prishjen e dhëmbëve më shpejt tek fëmijët. Pijet rrjedhin shumë ngadalë, që do të thotë se substanca me sheqer do të jetë në kontakt me dhëmbët e tyre për më gjatë.
Zgjedhja e një gote apo shishe për fëmijë
Është e rëndësishme të zgjidhni llojin e duhur të gotës ose shishes.
Një shishe ose gotë me kapak me rrjedhje të lirë (pa një pipëz) është më e mirë se një shishe ose gotë me pipëz, pasi e para do ta ndihmojë fëmijën tuaj të mësojë se si të pijë me gllënjkë në vend që të thithë.
Pijet për bebe dhe fëmijë të vegjël
Jo të gjitha pijet janë të përshtatshme për foshnjat dhe fëmijët e vegjël. Ja çfarë t’i jepni fëmijës tuaj dhe kur.
Qumështi i gjirit
Qumështi i gjirit është i vetmi ushqim ose pije që u nevojitet foshnjave në 6 muajt e parë të jetës së tyre, dhe është esencial.
Duhet të vazhdojë të jepet së bashku me një dietë gjithnjë e më të larmishme pasi të keni futur ushqime të ngurta në ushqyerjen e tyre nga rreth 6 muajsh.
Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që të gjitha foshnjat të ushqehen me gji deri në 2 vjet.
Ushqyerja me gji deri në 12 muajsh lidhet me faktin se ka predispozitë më të ulët të prishjes së dhëmbëve.
Qumështi formulë
Formula e parë e foshnjës zakonisht bazohet në qumësht që zëvendëson vlera nutritive të munguara dhe është i shëndetshëm, pra është alternativa e vetme e përshtatshme nëse nuk e ushqeni dot me qumësht gjiri, në 12 muajt e parë të jetës së fëmijës suaj.
Nëse fëmija juaj ka alergji nga proteinat e qumështit formulë të lopës, mund ta zëvendësoni me qumësht formulë dhie.
Qumështi i lopës, dhisë ose deles mund të futet si pije nga 12 muajsh e lartë për sa kohë që janë të pasterizuara.
Pijet e sojës dhe alternativat e tjera të qumështit
Ju mund t’i jepni fëmijës suaj alternativa qumështi të pasuruar me kalcium të pa ëmbëlsuar, të tilla si pije soje, tërshërë ose bajame, që nga mosha 1 vjeç si pjesë e një diete të shëndetshme të ekuilibruar.
Foshnjave dhe fëmijëve të vegjël nën 5 vjeç nuk duhet t’u jepet pije orizi, për shkak të niveleve të arsenikut në këto produkte.
Nëse fëmija juaj ka alergji ose intolerancë ndaj qumështit, bisedoni me mjekun tuaj shëndetësor ose mjekun e përgjithshëm. Ata mund t’ju këshillojnë për alternativat e përshtatshme të qumështit.
Uji
Pasi fëmija juaj të ketë filluar të hajë ushqime të ngurta (nga rreth 6 muajsh), ju mund t’i ofroni gllënjka ujë nga një kupë ose gotë pas vakteve. Uji i pijshëm për foshnjat mbi 6 muaj nuk ka nevojë të zihet më parë.
Foshnjat e ushqyera plotësisht me gji nuk kanë nevojë për ujë derisa të kenë filluar të hanë ushqime të ngurta. Gjatë motit të nxehtë ata mund të kenë nevojë të ushqehen me gji më shumë se zakonisht.
Foshnjat e ushqyera me formulë nën 6 muajsh mund të kenë nevojë për sasi të vogla uji të zier paraprakisht gjatë motit të nxehtë.
Kur përgatisni formulën për foshnjat, zieni ujin dhe lëreni të ftohet për jo më shumë se 30 minuta, në mënyrë që të mbetet në një temperaturë prej të paktën 70⁰C.
Uji në shishe i ambalazhuar, që nuk është për foshnja nuk rekomandohet, pasi nuk është steril për fëmijë dhe mund të përmbajë shumë minerale, kripë (natrium) ose sulfat.
Pije të nxehta
Çaji dhe kafeja nuk janë të përshtatshme për foshnjat ose fëmijët e vegjël. Çfarëdo pije e nxehtë (përveç qumështit) ose me sheqer/ëmbëlsues është i dëmshëm për fëmijët.
Pije orizi
Fëmijët nën 5 vjeç nuk duhet të konsumojnë pije orizi si zëvendësim për qumështin e gjirit, formulën ose qumështin e lopës pasi ato mund të përmbajnë shumë arsenik.
Arseniku gjendet natyrshëm në mjedis dhe sidomos në oriz.
Orizi ka tendencë të ketë më shumë përmbajtje arsenik se drithërat e tjera, por kjo nuk do të thotë që fëmija juaj nuk mund të hajë oriz, pasi gjatë shpëlarjes dhe zierjes sasia e arsenikut reduktohet goxha.
Lëng frutash dhe smoothie
Lëngjet e frutave, si lëngu i portokallit, janë një burim i mirë i vitaminës C ose lëngu i karrotë me karroten dhe vitamina të tjerë. Megjithatë, ato përmbajnë edhe sheqerna dhe acide natyrale, të cilat mund të shkaktojnë ca prishjen e dhëmbëve.
Foshnjat nën 12 muaj nuk kanë nevojë për lëng frutash apo smoothie. Nëse vendosni t’i jepni këto foshnjës tuaj, holloni lëngjet dhe smoothiet (1/10 lëng dhe pjesa tjerët ujë) dhe kufizoni ato në kohën e vakteve.
Nga mosha 5 vjeç, ju mund t’i jepni fëmijës suaj lëng frutash të paholluar ose smoothie. Duke i dhënë jo më shumë se 1 gotë (rreth 150 ml) në ditë, e shërbyer me vaktet.