
Ushqimi i shëndetshëm ka të bëjë me ekuilibrin. Nuk është e nevojshme të shtoni kripë ose sheqer në ushqimin e fëmijës tuaj. Ekzistojnë gjithashtu disa ushqime dhe pije që nuk janë të sigurta për t’i ngrënë për fëmijën bazuar në grupmoshë ose faktorë të ndryshëm, dhe të tjera që nuk janë zgjedhje aq të shëndetshme sa disa opsione tjera.
- Mjalti para 12 muajsh mund të shkaktojë një lloj të rëndë helmimi ushqimor të quajtur botulizëm. Para se fëmija juaj të jetë 12 muajsh, mos i jepni atij ose asaj, ushqime që përmbajnë mjaltë, duke përfshirë qoftë kos me mjaltë, drithëra ose çdo gjë që përmban mjaltë, të tilla si krakerat me mjaltë etj.
- Pijet ose ushqimet e papasterizuara (të tilla si lëngjet, qumështi, kosi ose djathrat) mund ta vënë fëmijën tuaj në rrezik për një bakter të dëmshëm që mund të shkaktojë diarre të rëndë. Mos i jepni fëmijës suaj pije ose ushqime të papasterizuara si lëngje, qumësht, kos ose djathëra. Qumështi i papasterizuar mund të quhet edhe qumështi i papërpunuar.
- Ushqimet me sheqer të shtuar, ëmbëlsues me kalori të ulët ose ëmbëlsues pa kalori nuk rekomandohen. Ushqimet me sheqer të shtuar mund të përfshijnë kifle, kos me fruta/shije ose biskota që janë të blera. Fëmijët më të vegjël se 24 muajsh duhet të shmangin sheqernat e shtuara. Kontrolloni etiketën e të dhënave të përbërësve për të parë nëse produkti ka sheqer ose ëmbëlsues të shtuar.
- Pijet e ëmbla me sheqer (të tilla si coca cola, pijet e gazuara, lëngjet industriale, qumështi me shije, uji i aromatizuar me sheqer dhe pije të tjera, përmbajnë sheqerna të shtuar. Këto pije janë të ndryshme nga lëngu 100% organik. Fëmijët më të vegjël se 24 muajsh duhet të shmangin sheqernat e shtuara.
- Duhet të shmangen ushqimet e pasura me kripë (natrium), të tilla si disa ushqime të konservuara, mishi i përpunuar (p.sh. mish me dhjamë, salcice, hot dog, proshutë) dhe darkat e gatshme/fast foods. Disa ushqime të paketuara të blera në dyqan janë të pasura me kripë. Kontrolloni etiketën e përbërësve/përmbajtjes nutricionale.
- Peshqit me përmbajtje të lartë të mërkurit, si skumbri, marlin, peshkaqeni, peshku shpatë, tuna me sy të mëdhenj duhet të shmangen kategorikisht. Përpara se të shërbeni peshkun, kontrolloni për këshilla ose informacione për peshkun dhe llojet e butakëve. Mërkuri mund të jetë i dëmshëm për trurin dhe sistemin nervor nëse një person ekspozohet ndaj tij. Ndërkohë që është e rëndësishme të kufizoni mërkurin në dietat e fëmijëve, shumë lloje peshqishkanë më pak mërkur, kanë lëndë ushqyese të rëndësishme që mbështesin zhvillimin e trurit dhe sistemin imunitar dhe një dietë të shëndetshme. Mëso më shumë se cilat lloje peshqish duhet të shmangni dhe cilat lloje peshqish të zgjidhni për të mbështetur më mirë zhvillimin e trurit dhe sistemit nervor të fëmijës suaj.
- Qumështi i lopës para moshës 12 muajsh mund ta rrezikojë fëmijën tuaj për probleme të zorrëve. Ai gjithashtu ka shumë proteina dhe minerale të dëmshëm për veshkat e fëmijës suaj që nuk do mund t’i trajtoni lehtësisht dhe nuk ka sasinë e duhur të lëndëve ushqyese që i nevojiten fëmijës tuaj.
- Lëngu para 12 muajsh nuk rekomandohet. Fëmijët nuk duhet të pinë asnjë lëng frutash apo perimesh para se të mbushin 12 muajsh. Lëngu pas 12 muajsh nuk është i domosdoshëm, por mund t’i provoni një filxhan kafe lëng organik/të shtrydhur në shtëpi. Mund të kontrolloni etiketat e informacione të produktit, për t’u siguruar që është 100% lëng organik, pa shtesa. Frutat e plota janë opsione më të shëndetshme për fëmijën tuaj sesa lëngjet e frutave.
- Pijet me kafeinë , të tilla si coca cola, çaji, kafeja dhe të tjera, duhet të shmangen në mënyrë kategorike për fëmijët më të vegjël se mosha 3 vjeç. Por nuk lejohet aspak që të konsumohet kafeina tek fëmijët mbi 3 vjeç gjithashtu.
Këto janë shembuj të përgjithshëm të ushqimeve dhe pijeve që duhen kufizuar dhe nuk përfshijnë të gjitha ushqimet dhe pijet e mundshme për t’u shmangur ose kufizuar. Flisni me mjekun ose pediatrin e fëmijës tuaj nëse keni më shumë pyetje se cilat ushqime duhet të shmangni ose kufizoni, bazuar në çfarë ka nevojë fëmija juaj.