Të gatuash me Fëmijët
Ndonjëherë mërzitemi nga sanduiçët ose ushqimet e shpejta në kutinë e drekës së shkollës dhe duke dashur të përfshijmë disa perime të ndryshme, menduam të bënim disa kifle të shijshme me djathë dhe plot vlera ushqyese.
Përfshirja e fëmijëve në procesin e gatimit do të thotë se ata do kenë shumë më tepër gjasa t’i provojnë ushqimet dhe kjo ju jep mundësinë të bisedoni më tepër rreth ushqimit të shëndetshëm, si dhe për t’i angazhuar fëmijët në matematikë, shkencë, shkrim-lexim dhe aftësi kuzhine që i hasim dhe në gatim.
Kur gatuani me fëmijët, është mirë t’i nxirrni përbërësit paraprakisht dhe të përgatiteni në një mënyrë që e bën më të lehtë për ta aksesin dhe ndjekjen e udhëzimeve. Kjo ju jep një mundësi për të folur për përbërësit dhe sasitë përpara se të filloni. Mos harroni të ngrohni furrën tuaj paraprakisht dhe të përgatisni format e kifleve.
Procedura :
- Shtoni miellin në një tas të madh.
- Rrihni vezët.
- Pritini imët perimet tuaja. (Ju duhen ta mbikëqyrni këtë proces që fëmijët të mos priten).
- Bëni një si gropë në miell dhe hidhni djathin e preferuar.
- Shtoni perimet dhe produktet e tjera.
- Shtoni qumështin dhe vezët.
- Trazojini së bashku, duke i përzier dhe me duar derisa të formohet një masë e njëtrajtshme.
- Ndajini në format që keni pasi t’i keni lyer format me gjalpë ose vaj, ose t’i keni vendosur letër kuzhine që të mos ngiiten.
- Sipër mund t’i spërkatni me susam, gjethe borziloku të freskët të grirë etj.
- Piqeni në furrë në 180⁰, derisa të marrin ngjyrën kafe e artë.
- Shijoni aromën e ngrohtë dhe të freskët nga furra me fëmijët tuaj dhe bëjini të ndihen të vlerësuar për punën e bërë së bashku.
- Lërini të ftohen.
- Ndërsa janë ende të ngrohta, i presim në gjysmë dhe i shërbejmë. Janë të shijshme me pak gjalpë. Pasi të jenë ftohur plotësisht, mund t’i ruani për ditë të tjera. Ata ngrohen mirë në mikrovalë për një mesvakt të ngrohtë ose tua jepni me vete në shkollë në kutinë e drekës.
Përbërësit:
- 250 g djathë të shijshëm të grirë
- 2 filxhanë nga mielli që fryhet vetë (Nëse nuk keni miell të tillë, mund ta zëvendësoni me miell të thjeshtë dhe pluhur pjekjeje.Shtoni 2 lugë pluhur pjekjeje në secilin filxhan miell të thjeshtë. Madhësia e filxhanit është 250 ml)
- 2 vezë
- 1½ filxhan qumësht
- Kanaçe e vogël me kokrra misri (125 g)
- Pakëz piper i kuq
- Një grusht i madh me spinaq bebe
- Kripë dhe piper për shije
- Gjethet e borzilokut të freskët për t’i shtuar në përzierje dhe sipër ose fara susam (opsionale)