Si t’i ndihmoni picky eaters që marrin mjekime?

Moti tashmë ka ndryshuar, fëmijët janë në shkollë… Mikrobet gjenden kudo, imuniteti është më delikat. Fëmijët po sëmuren. Ndërsa sigurisht që ka masa që mund të marrim për të parandaluar këto viroza, ndonjëherë ato janë thjesht të pashmangshme. 

Unë e di, personalisht dhe profesionalisht, sa stres i madh mund të jetë kjo situatë për familjet. 

Më poshtë do iu këshilloj sesi të kujdesemi që një picky eater të konsumoj ilaçet. 

  • Jepini atyre një zgjedhje

Dhënia e fëmijëve zgjedhje i lejon ata të ndihen sikur kanë njëfarë kontrolli mbi situatën. Ata mund të kenë nevojë vërtet për atë ndjenjë kontrolli kur u paraqiten të marrin një ilaç që “e dinë” se duhet ta marrin, por fizikisht nuk mund ta bartin atë. Ofroni zgjedhje që nuk kanë shumë rëndësi për ju, si p.sh., “A do ta pish ilaçin në këtë karrige apo të ulesh në prehrin tim?” ose “A do ta pish të gjithën menjëherë apo në doza më të vogla me ngadalë?”

  • Ndryshojeni mënyrën si e prezantoni

Ndryshimi i mënyrës se si e prezantoni ilaçin mund të bëjë një ndryshim të madh dhe ju mund ta kombinoni këtë me strategjinë e parë. Për shembull, nëse është në formë shurupi, mund t’i ofroni ta marrin në një filxhan të vogël, nga një lugë ose me një shiringë.

  • Bëhuni kreativ

Përzieni ilaçin me diçka tjetër, por mos u përpiqni ta fshihni sepse do ta shijojnë dhe do të refuzojnë të kenë më shumë. Përsëri, ju mund të kombinoni strategjinë e parë këtu dhe të ofroni dy zgjedhje. “Doni këtë të përzier në salcë molle apo një milkshake?” Ose, “A do ta kishit më mirë pilulën të mbështjellë me gjalpë kikiriku apo djathë?” 

  • Kapini ata pa mendje

Kjo nuk do të funksionojë gjithmonë, por ndonjëherë nëse momenti është i duhuri, mund t’i kapni kur janë të zënë ose e kanë mendjen diku tjetër. Ndoshta ata thjesht nxorrën një libër që duan që ju të lexoni ose disa materiale arti? Apo ndoshta po përgatiteni të dilni nga shtëpia? Pikërisht përpara se të filloni ose të dilni nga dera, bëni ilaçin gati, vendoseni para tyre dhe thoni diçka të tillë si: “Oh, ja, pije ilaçin shpejt dhe pastaj mund të fillojmë”. Kjo funksionon sepse nuk ka shumë kohë për t’u rritur ankthi ose presioni dhe ata do jenë si “të manipuluar”. E dimë mama, manipulimi s’është e gjë e mirë, por në të tilla raste duhen disa ndërhyrje. 

  •  Vendosni një kohëmatës

Nëse fëmija juaj e ka të vështirë ta marrë ilaçin në një kohë të arsyeshme, bëni një lojë prej tij duke vendosur një kohëmatës. Ju mund të bashkoheni në lojë duke u shtirur sikur po pini dhe ju ilaçin tuaj. Kjo duhet të jetë argëtuese dhe jo të kthehet në një lojë me presion. Nëse fëmija juaj ndihet vërtet i sëmurë, ai mund të mos jetë i gatshëm për të performuar nën këto parametra, por për fëmijët e tjerë mund të jetë vërtet motivuese le të themi.

Lini një Përgjigje