USHQIMET E RREZIKSHME!

Periudha më e rrezikshme që fëmijët të mbyten, është nën moshën 1 vjeç. 

Shumica e lëndimeve nga mbytja e fëmijëve shkaktohen nga ushqimi. Ekzistojnë tre hapa bazë për t’i mbrojtur fëmijët nga mbytja:

• Mbani një sy vigjilent tek fëmijët kur hanë dhe luajnë.

• Mbajini lodrat, ushqimet dhe sendet shtëpiake të rrezikshme larg fëmijëve.

• Mësoni se si të ofroni ndihmë të menjëhershme për fëmijët që po mbyten.

Këshilla për të parandaluar mbytjen tek foshnjat :

  • Fëmija juaj duhet të ulet në këmbë ndërsa ha dhe të mbikëqyret gjatë gjithë kohës.
  • Mos e nxisni fëmijën tuaj kur ha – lërini kohë për vaktet dhe merreni me qetësi.
  • Vendosni vetëm një sasi të konsiderueshme ushqimi në pjatë në mënyrë që të ketë kohë ta eksploroj dhe të ushqehet.
  • Shmangni ushqimet e rrumbullakëta, mr teksturë të fortë dhe copat e mëdha (salcice, arra, rrush të plotë, karamele të forta ose ngjitëse, kokoshka, karota ose perime të pa copëtuara).
  • Shmangni ushqimet me fije si bishtajst dhe selino duke i prerë ato si duhet.
  • Shmangni produktet komerciale të bukës së bardhë – ato mund të mos jenë lehtësisht të përtypshme në gojën e foshnjës suaj.
  • Copëtojeni mishin dhe peshkun nëpër thela dhe në copa të vogla sa maja e gishtit.

Sugjerime për ushqime të sigurta dhe të shëndetshme :

  • Drithërat në formë O
  • Tost me grurë integral
  • Vezë të rrahura
  • Tul buke
  • Bizele të gatuara (pa bishtaja)
  • Feta dardhe të buta 
  • Feta molle të buta dhe të qëruara
  • Copa makaronash të gatuara (konsideroni konsumimin e makaronave me drithëra të plota)
  • Finger foods si patate e ëmbël ose brokoli/lulelakër e zier
  • Mish ose djathë i butë (për bebe) të prera në copa të vogla
  • Copa avokadoje   
  • Fasule të ziera të buta
  • Fruta si banane, luleshtrydhe të cilat janë të buta dhe të prera në copa

Ushqimet që duhen shmangur 

  • marshmallows/haribo/çamçakëz
  • salçiçe, sallamëra, produkte mishi të papërpunuara për fëmijë
  • rrush, qershi, fruta me fara
  • perime të papërpunuara, të paziera 
  • kokoshka, arra, frutat e thata
  • karamele ose ushqime industriale 
  • gjalp kikiriku, arrash etj
  • biskota ose granola bars të papërpunuara për fëmijë

Lini një Përgjigje