Mosha 7-10M
Koha : 15 minuta
PËRBËRËSIT:
- Makarona fije të holla
- 2 degë brokoli
- 2 degë lulelakër
- 1 gotë me lakër bruksel
- 1/2 spec i verdhë
- 1 karrotë
- 1 gotë lëng mishi i para përgatitur
- Djathë parmigiano
- Vaj ulliri
PËRGATITJA:
– Kavërdisim me pak gjalpë karrotat dhe specin e verdhë 5 minuta.
– Shtojmë të gjitha perimet e tjera në copëza të vogla dhe makaronat fije holla dhe i ziejmë me 2 gota ujë dhe 1 gotë lëng mishi për 10 min (ose sa koha e zierjes së makaronave).
– Shtoni në fund djathin parmigiano dhe vajin e ullirit.
– Mos harroni disa pika limon për të rritur aftësinë përpunuese të hekurit që gjendet në këtë pjatë në trupin e fëmijës.
Nëse e shihni konsistencën dhe teksturën e kësaj supe, është lehtësisht e ngrënshme me metodën Baby Led Weaning.
Share & SAVE këtë recetë të ftoni nëna të tjera të ndjekin këto receta të shëndetshme për fëmijë.
Pingback: Menu javore 7M+ - Receta BABY