Pancakes me boronica

PËRBËRËSIT: 

  • ‌3 të verdha veze
  • ‌2dl miell ose 200gram (përdoret edhe miell integral)
  • ‌1 filxhan me boronica të freskëta 
  • ‌1 lugë çaj (plot) pluhur pjekës
  • ‌1-2 lugë të vogla mjaltë (për fëmijët mbi 1 vjeç) ose 1 lugë gjelle sheqer bimor
  • ‌2dl qumësht (200ml) ose cocosmilk
  • ‌“2 kokrra” kripë himalaya (shumë shumë pak)

PËRGATITJA:

1. Përziejini të gjithë përbërësit së bashku dhe lëreni masën 10 min të pushoj.

2. I bëni pure boronicat me mikser dhe shtojani masës së brumit

3. I skuqni me 1 lugë gjalpë (sa të lyeni pak tiganin, tigani duhet të jetë i nxehtë që pancakes mos të ngjiten.

4. Pas pancakes të parë të bërë në tigan, mos e lyeni më me gjalpë dhe uleni temperaturën në  mesatare që mos të nxihen, por të marrin një ngjyrë te këndshme kafe.

5. I shoqëroni me fruta të tjera të freskëta, me gjalpë kikiriku, brunost (djath kafe), ose shurup i përshtatshëm për panecakes ose mjaltë për moshat mbi 12M+.

Share & SAVE këtë post të ftoni nëna të tjera të ndjekin këto receta të shëndetshme për fëmijë.

Lini një Përgjigje