Mosha : 12M+
Koha : 30 minuta
Sasia : 6 racione
PËRBËRËSIT :
- 6 peta lazanjë
- 200 ml qumësht për beshamel
- 2 lugë të mëdha miell
- Djathë të grirë (të butë, parmigiano, mocarella & cheddar)
- 1 lugë gjalpë
- Arrë moskat
- 1 pako baby spinaq (200 gramë)
- 200 gramë djathë të bardh ose rikota
- 1 vezë
- 1 karrotë e madhe
PËRGATITJA :
1. Grini spinaqin imët dhe përzieni me djathin e bardhë/rikotën.
2. Shtoni vezën dhe i përzieni së bashku.
3. Grini në rende një karrotë dhe shtojani masës.
4. Bëni kremin e beshamelit duke skuqur miellin me gjalpë e duke i shtuar qumështin, duke e përzier vazhdimisht.
5. Shtoni pak arrë moskat për një shije speciale.
6. Shtroni petat pa i zier më parë (mund t’i lagni pak me qumësht).
7. Shtoni shtresat të masës së spinaqit me rikotën, beshamelin dhe djathin e grirë e parmigiano. Vendosni një shtresë peta lazanje dhe vazhdoni me shtresën e bashamelit dhe një shtresë me djathërat e grirë (të butë, parmigiano, mocarella dhe cheddar).
8. Pjekja për 15-20 min në temp. 200 gradë.
SHPËRNDAJENI (SHARE) këtë recetë, ruajeni (SAVE) nëse ju pëlqeu dhe dërgoja nënave të tjera me fëmijë që njihni.