Tërshërë e plotë me qumësht soya, banane të hedhur sipër, dhe për ta bërë edhe më të veçantë – fara lulekuqe (AFIONI)
▪️Sasia e përdorur për 1 racion :
1,5 dl (150 gramë) tërshërë
2,5 dl (250 ml) qumësht soya
Keni dëgjuar për to? Mësoni pak më shumë!
(Papaver rhoeas)
▪️Farat e lulëkuqes janë një burim i pasur me yndyrna dhe proteina. Janë një burim i çmuar magnezi, kalciumi, acidi linoleik (Omega 6) dhe Vitaminë E.
Përmbajtja me kalcium ndihmon shumë në shëndetin e dhëmbëve dhe kocakave, ndërsa përmbajtja me magnez lufton veprimin e dëmshëm të radikaleve të lira, dhe kontribuon duke mbajtur nën kontroll nivelin e sheqerit në gjak.
Kombinohet shumë mirë me agrume dhe fruta të tjera si në këtë rast me bananen ose me luleshtrydhe. Farat e lulëkuqes janë shumë të përdorura në kuzhinën norvegjeze, gjermane dhe italiane.
Këshillim për ushqyerjen e duhur të voglin tuaj! Trajnime BABY LED-WEANING & Picky Eater. Lexo më shumë