Supë me lulelakër dhe bacon pule

Mosha 7M+ (teksturë e imët, 8M+ teksturë më kokrrizore)

Koha : 25 minuta

Sasia : 4 racione

PËRBËRËSIT:

• 1/2 lulelakër 

• 1 qepë e thatë

• 1 kokërr patate

• 1 lugë e madhe vaj ulliri

• 1 gotë qumësht (formule/qumësht bimor)

• bacon pule për shoqërim

PËRGATITJA:

1. Laj lulelakrën dhe ndaje në degëza të vogla. I hedh në një enë me ujë.

2. Qërro pataten dhe qepën dhe priti në copa të vogla, ku më pas i shton te ena me ujë.

3. I mbulon me 2 gota ujë dhe i vendos të ziejnë.

4.Hidh 1/4 e lulelakrës duke e ndarë në degëza të vogla, ndërsa pjesën tjetër të lulelakrës e punojmë me mikser duke shtuar edhe 1 lugë gjelle vaj ulliri, të cilin ia hedh 8 min e fundit.

5. Për të përftuar një supë delikate mund të skuqni pak bacon dhe hidhjani sipër pjatës.

6. Pasi supa të ketë zierë i shton 100 ml qumësht dhe i përzien mirë për tu bërë më kremoze.

🚼📢💭 Këshillë: Mund t’i shtoni 1 lugë vaj ulliri ose vaj bimor për fëmijë.

SHPËRNDAJENI (SHARE) këtë recetë, ruajeni (SAVE) nëse ju pëlqeu dhe dërgoja edhe nënave të tjera me fëmijë që njihni.

Lini një Përgjigje