Kolikat (dhimbjet e barkut) tek bebet

Mbi 20% e bebeve vuajnë nga kolikat

Kur bebushi juaj nuk pushon së qari dhe vuan nga gazra të tepërta pas ushqyerjes, mund të ketë dhimbje barku. Në përgjithësi themi që bebja vuan nga kolikat në rastet kur qan me shumë se tre ore ne ditë, më shumë se tre ditë në javë, për më shumë se shtatë ditë.

Shkaku kryesor mbetet ende i panjohur, por besohet se kolikat kanë lidhje me sistemin gastrointestinal ende në zhvillim të foshnjave. Për fat të mire ka disa metoda për identifikimin dhe lehtësimin e kolikave.

Cilat jane simptomat?

Simptomat e kolikave janë të lehta për t’u dalluar, shpesh shfaqen menjëherë pas ngrënies, kryesisht gjatë pasdites dhe darkës.Përvec këtyre periudhave, bebja është e qetë dhe e lumtur.

Simptomat:

E qarë e vazhdueshme, zakonisht për disa orë

Grushta të shtrënguara

Skuqja e fytyrës

Harkim i kurrizit

Mbledhja e gjunjëve pranë barkut

Cfarë janë kolikat foshnjore?

Kolikat janë të zakonshme tek foshnjat dhe një në pesë foshnja vuan prej tyre.

Edhe pse si prind do ndjehesh shumë i shqetësuar kur shikon fëmijën tënd që vuan, mos harro se ekzistenca e kolikave tek bebja nuk do të thotë se është domosdoshmërisht i/e sëmurë apo që ti si prind nuk je i aftë.

Shkaqet e mundshme të kolikave:

GELLTITJA E NJE SASIE AJRI  TE TEPERT GJATE USHQYERJES

Kur bebet gëlltiten stomaku i tyre mbushet me ajër duke shkaktuar kështu formimin e dhimbshëm tëgazrave.

SISTEMI I TRETJES NE ZHVILLIM

Fëmija është ende duke mësuar të ushqehet dhe ndoshta nuk mund ta tretë plotësisht qumështin.Gjithashtu ai mund të bëhet përkohësisht  shumë indjeshëm  ndaj një numri proteinash dhe sheqernash në qumështin e gjirit ose në formulën foshnjore.

Do duhet ende shume kohë që të mundemi të kuptojmë shkaqet themelore të kolikave, ndërkohë ekzistojnë disa metoda për të kuptuar  dhe lehtësuar ato.

Si t’i menaxhojmë?  

Provo teknikat qetësuese dhe shiko nëse kanë efekt qetësues tek bebja.

Nëse dyshoni se të qarat e zgjatura të bebes, gazrat dhe vështirësia për të fjetur  shkaktohen nga kolikat, duhet të flisni me mjekun ose farmacistin për të konfirmuar diagnozën. Zgjidhjet për të ndihmuar në lehtësimin e simptomave fillojnë nga teknika për të rehatuar beben që qan, deri tek trajtimi me medikamente.

Të qetësosh foshnjën tënde

Në vazhdim do prezantojme disa mënyra që kanë rezultuar të suksesshme për shumë nëna dhe bebe.

Nuk ka mënyrë të gabuar për të lehtësuar dhimbjen e bebes tënde – në fakt e vetmja mënyrë e saktë është ajo që e qetëson atë!

Lëkundeni beben ëmbëlsisht.

Ndryshoni pozicionin e mbajtjes së bebes

Masazhoni butësisht stomakun ose kurrizin e bebes

Nanuriseni beben me nje zhurmë monotone

(si zhurma e tharëses ose e fshesës me korent)

Bëjini një banjo te ngrohtë dhe mbështilleni me batanije të ngrohtë

Nxirreni një shëtitje me karrocë ose me makinë

I kërkoni mjekes/infermieres t’ju tregojë si duhet të masazhoni beben. Në moshën 4 muajshe kolikat normalisht zhduken, por ka mjaft raste kur vazhdojnë edhe pas 6 muajve. 

Këshilla për të lehtësuar kolikat

Mbajeni femijën në pozicion ngritur gjatëushqyerjes për të parandaluar përthithjen e ajrit

Nëse ushqeni me shishe përdorni nje kokëbiberoni me rrjedhje të shpejtë-vrima e vogël mund të cojë në thithje të ajrit të tepërt gjatëushqyerjes.

Gjithmonë lëreni beben të gromësijë pas cdo vakti

Nëse ushqeni me gji, shmangni ushqimet pikante, alkolin, çajin, kafen dhe pijet me kafeinë.

Nëse ushqeni me formulë këshillohuni me specialistin e shëndetit për formulën e duhur speciale për menaxhimin e kolikave nëpërmjet ushqyerjes.

Punoi: Aptamil Albania

3 Comments

  1. Faleminderit per cdo link e cdo informacion qe me drg te falenderojm pa mase te ndjrkim dhe zbatojme recetat e tua cdo vakt nga libri e nga faqja e instagram 🥰🙏😍 me dashuri te urojme larte e me lart ne jeten tende

Leave a Reply