Brokoli u prezantohet femijes per te ngrene per here te pare ne moshen 7M.
Njohja me teksturen dhe formen e brokolit fillon prej nisjes se ushqimit per here te pare!


Tekstura e brokolit eshte shume e vecante dhe eshte nje nder perimet shume interesante per tu eksploruar per femijen. Si nje perime e shendetshme i duhet mesuar dhe prezantuar femijes ne menyren e duhur. Per kete do flasim ne vazhdim.
Gatimi i Brokolit
Hapat e gatimit
- Duhet lare me uje te ftohte te bollshem
- Duhet prere ne degeza (bukle) me te vogla
- Duhet zier per 10 minuta
- Duhet sherbyer i ftohte
Me metoden Baby Led Weaning brokoli i ofrohet femijes ne vetem nje dege i gatuar ne nje nga menyrat:
- I zier ne avull
- I zier ne uje
- I pjekur me avull ne furre.
Kur i prezantohet femijes per here te pare ne moshen 7M duhet te jete i gatuar rreth 10 min (jo me shume). Gatimi i tij duhet te lejoj kete ushqim qe te shkrifet apo shtypet lehtesisht me dore qe te jap siguri femijes ne momentin qe do tja ofroni ta ha me doren e tij.
Servirja e brokolit
Femija duhet te jete ne kariken e vet, i pajisur me gushore apo veshje mbrojtese.
I ofrohet vetem nje degez e madhe e gatuar ne nje nga menyrat e mesiperme. Degeza e brokolit i vendoset ne tavoline ose ne nje pjate te sheshte qe ta lejoj ta kap me doren e vet kollaj.
I jepet koha e duhur ta eksploroj derisa ta marr ne duar e me pas ta drejtoj drejt gojes per ti provuar shijen dhe finalja te provoje ta kafshoj (qofte edhe me mishrat e dhembeve), ta pertyp e ta percjell me pas.
Degeza i jepet e madhe qe femija te mund te realizoj ne te ate kafshim te vogel qe mund te bej me gojen e vet. Nese i jepet e vogel me shume mundesi e fut te gjithe ne goje dhe kjo nuk do e lejonte te kishte nje eksperience te kenaqshme me kete perime.
Keshilla te tjera
Mos i ushtroni presjon femijes ta provoj, lereni te lire te bej sjelljen sipas perceptimit te vet.
Mund ta inkurajoni duke i treguar qe kjo perime quhet brokoli eshte nje ushqim i shendetshem, ka nje shije shume te mire, duke i thene qe mund te ha sa te deshiroj pa u ndier i detyruar patjeter ta ha.
Lloji me i mire i brokolit per femijet eshte brokoli i eger i cili ka kercell te gjate dhe te holle. Brokoli i Eger do te ishte me perfekti per te qene nje ushqim finger food.

Ne familjen e brokolit futen: Brokoli Romanesco, brokoli i eger (njhet si Rabe broccoli), Brokoli ne ngjyre lejla (purpur sprouting broccoli) etj.
Brokoli eshte nje super perime qe permban nje numer te madh vitaminash dhe mineralene duke perfshire vitaminen A, B6, C, K, si dhe acidin folik. Si minerale permban hekur, zink. Te gjitha keto vlera qe ai permban jane shume te nevojshme rritjen dhe zhvillimin e femijes.


Me shume informacion per brokolin e gjeni ketu
Kombinime te BROKOLIT me fruta dhe perime.
Video demostruese nga modelet e faqes Arly, Natali dhe Emma.
Pingback: Baby Led-Weaning by @receta_baby – Receta BABY