Baguette – buke ne shtepi

Koha: 3-4 ore

Bagetat jane buke tipike franceze, me nje korre te forte dhe nje tule te bute ne brendesi. Jane shume te preferuara per femijet djle i shoqeruar me produlte si krem djathi gjalp apo per femijet me recel apo cokokrem.

Le te tregojme si pergatiten bagetat ne shtepi.

Perberesit

  • 1 kg miell gruri (miell integral)
  • 1 luge e madhe kripe deti
  • 7 1/2 dl (750ml) uje te vaket
  • 1/2 pako maja e thate ose 25 g maja e fresket
  1. Perziej te gjithe perberesit, por ruaj 100ml uje pa e hedhur, te cilen do e perdoresh pak me vone.
  2. Ngjeshe brumin mire me dore ose me brumatrice me shpejtesi te ngadalte nese keni. Kur te jeni nga fundi i ngjeshjes filloni hidhni me sasi te vogla, pak e nga pak ujin e mbetur. Brumi është ngjeshur mjaftueshëm kur eshte i lëmuar, i bute dhe ka nje siperfaqe me shkelqim.
  3. Mbulojeni me qese plastike dhe lereni te pushoj derisa te behet dyfishi i mases, 1-2 ore.
  4. Brumin e ardhur ndaje ne copa me madhesi te njejta, perdor pak miell per sperkatur kur ti ndash ne copa. Jepu forme cilindrike me pak maje ansoret
  5. Copat e vogla i mbeshtillni me qese plastike dhe i lini te pushojne edhe per 30 minuta te tjera.
  6. Hiqni plastikat e i vendosni copat e bukes ne nje tave me leter pjekje poshte. I vendosni ne distance qe mos ngjiten me njera tjetren.
  7. I lini te mbuluara me nje rrobe keshtu edhe per 30 minuta te tjera derisa te jete dyfishuar madhesia e tyre.
  8. I lyeni bagetat siper me uje dhe i sperkatni me miell. I prini ne pjesen e siperme me nje thike ne gjithe gjatesine e tyre.
  9. I piqni ne mes te furres me temp 220°C per 15–20 minuta derisa te kene marr ngjyre kafe.
  10. I lini te ftohen ne zgaren e furres qe korrja e tyre te behet e bute dhe shume e shijshme.

** Keshille: Bagetat shijojne shume te ngrohta dhe jane buke qe shkojne me cdo lloj gjelle.

Lini një Përgjigje