Leng Supe BORTH 🥣

Nje leng me shume vlera ushqyese qe mund ti shtohet cdo supe qe pergatisni per femijet tuaj. Perberesit qe duhen per te pergatitur kete lloj lengu jane:

  • 1 qepe gjatoshe
  • 2- 3 Karrota
  • 4-5 dege selino
  • 2-3 qepe te njoma
  • 2 molle te kuqe
  • 1 kungull jeshil mesatar
  • 1 spec zile i kuq
  • 1 thele kungull i embel
  • 6 thelpinj hudhra
  • 1 cope xhinxher
  • 2 gjethe dafine
  • 1 degez rozmarine
  • 2 degeza timian

Pergatitja:

  1. I pastroni, i qerroni dhe i hidhni te gjithe perberesit ne nje tenxhere te madhe deri 3-4 litershe.
  2. I zieni me shume se 3 ore ne temperature te ngadalte. Ose ne tenxhere presioni per 30 minuta.
  3. Hidheni ne ene me kapak per ta ruajtur per disa dite ne frigorifer, ose deri ne 3 muaj ne kuti plastike ne ngrirje.
  4. Perdoreni ne cdo lloj supe qe i pergatisni femijes. Keni kontribuar ne nje shendet me te mire te femijes tuaj.

Lini një Përgjigje