Cfare Duhet te Ha Femija 12 Muajsh

Cfare duhet te ha femija?

Kur femija arrin moshen 12 muajsh, fillon nje tjeter etape e re per te. Tashme ai ka mbushur 1 vit duke bere 1 cikel te plote vjetor me sfida nga me te ndryshmet dhe gjithcka per te mbritur ne kete faze mjafte te rendesishme tashme ku cendosen rregulla te tjera.

Keni vene re se femija eshte me teper i pavarur dhe mund te haj me doren e vet tashme, jo ne menyren me te mire por qe arrine te kete me shume kontroll ne kapjen e luges dhe futjen e ushqimit ne goje. A nuk eshte e mrekullueshme kjo, a e vini re sesa shume gjera femija juaj ka mesuar pergjate vitit te tij te pare te jetes?

Frutat dhe perimet

Femija ne prej moshes 12 muajsh duhet te haj «5 here ne dite». Do tjua shpjegoj cfare dmth kjo. Nje menyre e mire per ta bere kete eshte te keni alternim te vakteve me ato mini vakte qe jane midis vakteve kryesore. Pra midis zarzavateve te behet nje alternim me fruta. Nese mendoni se eshte shume duhet te kujtoni se porcioni i ushqimit qe nje femije nuk eshte sasi shume e madhe, ndaj duke ja servirur ne kete menyre, femija do te marri vlerat ushqyese qe ka nevoje pergjate nje dite.

Frutat dhe zarzavatet jane shume te rendesishme per gjithe jeten dhe te mesuarit te femijes kur ata jane te vegjel me zakonin qe duhet ti hajne perimet dhe frutat te jeni te sigurte se kane per ta bere kete per gjate gjithe jetes se tyre.

Pavaresisht se ndonjehere femija juaj nuk i do dhe kundershton per ti provuar ju jeni duke i treguar atij nje shembull te mire se smcfare eshte e shendetshme qe ai duhet te haj dhe ai do te rritet me kete mendim, deri me momentin qe ta kuptoj sesa e rendesishme eshte kjo, por ju duhet te vazhdoni tja ofroni e riofroni ato perseri. Asnjehere mos hiqni dore per ta bere kete.

Produktet e qumeshtit

Prej moshen 12 muajsh femija juaj mund te pi qumesht lope dhe mund ta perdorni qumeshtin e lopes per te pergatitur receta te ndryshme per femijen tuaj. Prej kesaj moshe eshte totalisht e lejueshme, por jeni ju prinderit qe zgjidhni cfare eshte me e mira te beni, tja jepni apo te prisni edhe pak. Ajo qe eshte me rendesi te theksohet per qumeshtin e lopes ne kete moshe eshte qe nuk duhet ti jepni me shume se 350 deri 500 ml ne dite. Kjo per arsyen sepse kalciumi kap hekurin qe ndodhet ne trup dhe disa femije shfaqin mungese te theksuar hekuri. Sasia deri 500ml perfshin edhe kosin apo qumeshtin e perdorur ne recetat e dites.

Drithrat dhe fetat e bukes (mengjesi)

Vazhdoni ti jepni femijes drithra persa kohe ai i pelqen ato. Drithrat: tershera, misri, gruri, drithrat integrale, ato mikse drithrash pergatitjani me qumesht e mjndesisht me fruta te bera pure ose ne copa te vogla te buta. Me keto shtesa drithrat behen nje super ushqim per femijet ne mengjes. Drithrat permbajne minerale te rendesishme dhe vitamina per te cilat femija juaj ka shume nevoje.

Gjithashtu femija juaj ne kete moshe mund te ha edhe buke, mundesisht integrale, beni pak kujdes me buken qe permban farra te ndryshme. Jepni femijes buke te lyer siper me krem djathi, me gjalp te shendeshem, me kaviar, me melci te bluar me sace avokado dhe veze etj. Shoqerojani feten e bukes edhe me ndonje zarzavat, psh me kastravec, spec te kuq, karrote te prere holle, brokoli te zier shume pak etj.

Vaktet kryesore (kryesisht dreka & darka)

Femija mund te ha pak a shume njesoj si e gjithe familja ne kete moshe. Ti duhet te vazhdosh te jesh i kujdesshem me kripen dhe sheqerin.

Te emblat

Ka shume prinder qe e shkelin rregullin dhe menjehere pasi femija i ka bere 1 vjec ju japin te provojne pak nga gjerat me shije te embel, psh akullore apo ndonje keke te shijshem. Nuk eshte nje problem shume i madh per te vene alarmin per kete gje sepse cdo prind ka pergjegjesit e tij ne lidhje me femijen dhe eshte ne doren e tij per ta bere ose jo kete gje, por gjithmone nuk duhet te harroni qe te mendoni sa me shendetshem ne lidhje me femijen tuaj. Per kete ju ftoj te ndiqni recetat e @receta_baby per produktet alternative apo sesi te pergatisni psh akullore ne kushte shtepie apo keke te shendetshem duke patur si baze sheqerin natyral nga bimet apo frutat.

Cfare duhet te pije femija juaj?

Sic e permendem edhe me siper femija juaj mund te pi se pari qumeshtin apo nenproduktet e tij si kos ne gjendje te lengshme etj. Nese vazhdon te jete ne gji akoma, te vazhdoni ti jepni qumesht gjiri. Keshillohet qe gjidhenia te jepet te pakten deri ne dy vitet e para te jetes se femijes.

Lengjet e frutave pa sheqer shtese dhe pa gaz sygjerohen gjithashtu tu jepen femijes ne kete moshe. Po ashtu edhe ne smoothie te ndryshme te perdoren mundesisht edhe perime ne to. Hidhjani smoothin femijes ne nje gote, pasi qendrimi gjate ne nje shishe per femije aktivizon enzimat te cilat jane te demshme per dhembet e femijve. I prishin me shpejt ato. Ndaj sapo ta pergatisni smoothin ofrojani direkt femijes tuaj ne goten e tij.

Ju keshilloj mos ti jepni femijeve pije te gazuara apo lengje te blera me permbajte sheqeri.

Rekomandohet qe deri ne 3 vjec mundesisht te mos i mesohen femijes cdo lloj kryevepre me permbajtje te sheqerit. Me thuaj sa do e mbash fjalen per kete ti si prind?

Lini një Përgjigje