Mosha 12M+
Perberesit
- 400 gr miell
- 200 ml qumesht
- 40 gr gjalp
- 40 gr sheqer ekologjik (sheqer bimor)
- 20 gr lievito (pluhur pjekes)
- 1 veze
- 1 maj luge kripe Himalaya
Pergatitja e recetes
- Shtoni te qumeshti lieviton dhe 1 luge sheqer dhe i perzieni.
- Ne nje ene hidhni miellin, qumeshtin me lievitom te perzier, sheqerin, vezen dhe kripen Himalaya.
- Shkrini gjalpin dhe shtojani mases duke vazhduar e perzier derisa te krijohet masa e brumit.
- Lereni brumin e pergatitur te pushoje per 1 ore
- Ndajeni ne copa gjatesore dhe i rrotulloni duke formuar formen qe shihni ne figure.
- Mbulojini me nje rrobe dhe i lini te fryhen edhe per 30 min te tjera, pastaj i skuqni me vaj shume te nxehte.



I shoqeroni me fruta te ndryshme (banane🍌, luleshtrydhe🍓, boronica, pasion frut) dhe per zbukurim i pudrosni me sheqer pluhur (melis).
Ju befte mire 🥨!