Kjo recetë mund të quhet edhe nje tip sultiashi i pergatitur me oriz normal, molle dhe kanelle.

Per receten nevojiten:
- 1 gote Qumesht
- 1 gote uje
- 1/2 gote oriz
- 1 kokerr molle e qerruar
- 1 luge kanelle
- 1 lugë gjalp
Përgatitja:
- Ne fillim qerroni lekuren e molles dhe prijeni ate ne copëza. Lini 2 feta molle per dekor ne fund me lekure
- Në nje ene hidhni gotenme uje dhe vendoseni te ziej ne zjarr. Shtoni dhe copat e molles te ziejnë sebashku.
- Shtoni orizin e me pas goten me qumesht. Lerini te ziejnë derisa te avulloj me se shumti sasia e ujit ne enë.
- Kur te jete arritur trashesia e duhur dhe molla te jete shkrire totalisht. Perziejeni duke i shtypur copat e molles shume imet. Perzierjen mund ta kaloni dhe ne mikser per ta bere ne forme kremi te holle. *Kujdes te kete uje mjaftueshëm per tu punuar ne mikser.
- Per dekor i vini ne copa 2 frutat e molles dhe pudroseni me kanelle.

Pingback: MENU – Mosha 8M+ – Receta BABY
Pingback: Menu 6M – Java e dyte – Receta BABY
Pingback: Menu 7M+ Java e dyte – Receta BABY
Pingback: MENU – Mosha 8M+ – Receta BABY
Pingback: Menu javore 7M+ - Receta BABY