Home » 3. Dreka – Patate e Ëmbël me Shije Pule

3. Dreka – Patate e Ëmbël me Shije Pule

Mosha 7M+

Mishi i pules eshte delikat, i shijshem, i shendetshem, dhe i shumellojshem. Shija e tij eshte miqesore per femijen ndaj eshte e pershtatshme ti jepet heret fëmijës.

  • 1 Patate e ëmbel (100g)
  • 1 karrote (rreth 100g)
  • 50g Brokoli ose Kungull
  • 1 fileto pule
  • Majdanoz ose borzilok (sipas deshires)
  • 1 lugë e madhe vaj ulliri/vaj ekologjik bebesh
  1. Qerro dhe pastro perimet, laji mire dhe priji ne copa te vogla dhe kavërdisje ne nje tiganme shume pak vaj ulliri
  2. Prije fileton e pulës ne copatë vogla dhe shtoi te perimet, pasi te jene kaverdisur mjaftueshem mund ta fikni zjarrin.
  3. Te gjitha i futni ne mikser per te përfituar puren sipas dëshirës se fëmijës. (Disa me te imet disa te ndihen copat e perimeve me te).
  4. Shto errezat dhe lugën e vajit te ullirit.

*Errëzat keshillohen nese ja keni provuar fëmijës dhe i ka pelqyer, por edhe nese deshiron tja provosh kjo eshte nje menyre e përshtatshme

One Comment

  1. Pingback: MENU – Mosha 8M+ – Receta BABY

Lini një Përgjigje