Bullgur me Pule dhe Spinaq

MOSHA: 10M+

Bullguri eshte i ngjashem me couscousin vetem se eshte me i pasur me vlera ushqyese se ai.

Përbërësit e recetes:

  • 100gr bullgur
  • 1 fileto pule e prere ne copa të vogla
  • 1/2 Spec i kuq ne copa të vogla
  • 1/2 Domate pa fara dhe lekure
  • 1/2 Presh i prere ne copa
  • 50g Spinaq
  • 2 luge te vogla gjalp (1 per kaverdisjen e pules, 1 per bullgurin)
  • 1 Djath i butë bebe

Përgatitja e recetes:

  1. Ziej bullgurin sipas udhezimit te paketimit (lloje te ndryshme kane kohe te ndryshme) raporti i zierjes: 1 kup bullgure me 2 kupa uje (njesoj si orizi)
  2. Ne nje tigan kaverdis me gjalpin copat e filetos se pules, specitdhe preshit. Per nje kohe rreth 5 minutash.
  3. Nga fundi shto spinaqin.
  4. Kullo bullgurin nga uji i zjeries dhe shtpi 1 luge gjalp. Trazoje me nje pirun qe te mbetet i shkriftuar.
  5. Shto perimet me copat e pules.
  6. Djathin bebe e le ne ane te pjates duke i dhene me shume shije pjates.

*Djathin bebe e merr pak e pak ne cdo luge qe i jep bullgur femijes.

Lini një Përgjigje