Finger Foods & Snacks

Kalimi nga ushqimi me luge i fëmijës ne ushqimin ku ai mund te ha i pavarur vet është nje faze tranzitore pasi femija kalon në pavaresi totale nga nena apo babai.

Kjo faze fillon kur fëmija ka mesuar refleksin te mbaj objekte ne duar apo ti pickoj ato. Kjo ndodh midis muajit te shtate apo te tete. Ne fillim do te fus te gjithe doren ne goje sa te mesoj ne menyren e duhur të fus ushqimin ne goje.

Pas muajit te 8-te femija eshte gati dhe ka fituar sigurine te kete kontroll mbi ushqimin qe mban në dorë dhe e arrinë ta kafshoje mire atë.

Eshte rendesishme qe ushqimet e para qe femija i merr vet në dore re jene te buta, që të pertypen lehte. Ne menyre qe mishrat ne goje te mos i demtohen, per te mos u bere me te ekspozura ndaj baktereve, duke ditur qe menyra e komunikimin te fëmijës ne kete moshe eshte duke futur cdo gje ne goje.

Snacks

Snacks jane nje menyre ushqimi shume argetues per fëmijën. Nuk rekomandohen te zevendesojne vaktet. Por te përdoren si nje menyre per të inkurajuar te ngrenin apo per te stimuluar me shume femijen dhe kenaqur ate.

FEMIJET NEN 6 MUAJSH: per ti mesuar ata me vaktet, mjafton ta ulni ne karike e itj afer tavolines se shtruar per vaktin qe do konsumoj e gjithe familja. Duke e përseritur kete femija do kuptoj se kur ulen te gjithe sebashku do konumohet nje vakt ushqimi. Nje keshille e vlefshme eshte edhe komunikimi duke i treguar fëmijës qe jeni duke ngrene vaktin e mengjesit sebashku, apo vaktet e tjera.

FEMIJA 6 DERI 12 MUAJSH: (ose deri ne moshen qe femija fillon te ha ushqimin vet) Ne kete periudhe fëmija duhet te pakten vaktin kryesore ta ha kur e gjithe familja ulet te konsumoj vaktin e caktuar. Edhe nese femija e ka ngrene ushqimin per ate vakt, sygjerohet te mbahet ne karike e vet afer tavolines se shtruar duke i ofruar te konsumoj 《finger food》.

Pas cdo vakti te konsumuar, femija do ishte shume e sjellshme nga prindrit ta mesojme te falenderoj per ushqimin perpara se te ngrihet nga karikja te shkoj te luaj.

USHQIMET QE MUND TI JEPNI SI FINGER FOOD

  • Per ta mesuar qe te mbaj ushqimin ne dore duhet ti jepni patatina per bebe qe shkrijne ne goje e ska asnje rrezik per tu mbytur.
  • Filloni me perime te pjekura dhe te ndara ne nje madhesi prej 1cm e duke e rritur kete madhesi gradualisht (brokoli, patate e embel, patate e thjeshte, karrote, pastinak, kungull te embel, spec i kuq, bizele, miser, asparag)
  • Fruta i provoni bananen te prere se gjate ose ne rrath, avokadon, manaferra, boronica te ndara ne dy, dardhen dhe mollen e pjekur, kajsine e pjekur, kumbulla te thata te gjitha te prera ne copa te vogla e me pas sa nje gishte tr gjata.
  • Mish pule te prere rripa rripa,
  • Buke te prera ne copa te vockla e me pas ne gjatesine e gishtit.

Vendosjani perpara femijes tuaj ne nje pjate dhe e lini te luaj, ti preki, ti fus ne goje, ti shijoj.

Nena duhet te qendroj perballe e te ndjek cdo levizje te gojes dhe duarve te femijes. Mos i hiqni syte prej femijes madje duhet ju ti mesoni sesi ta marrin ushqimin, ta dusin ne goje dhe pertypin ate.

One Comment

  1. Pingback: Baby Led-Weaning by @receta_baby – Receta BABY

Lini një Përgjigje