Shumë nëna pyesin përreth vezës te bebet dhe fëmijët e vegjël. Sa vjeç duhet të jetë fëmija që të provoj dhe të ha vezën? Si duhet tu jepet veza fëmijve në fillim? A duhet shmangur veza për shkak se mund të japi alergji? Cfarë është e duhur dhe kur? Sa shumë vezë mund të ha një fëmijë? Mund ti japësh vezën një femije 6 muajsh? Këto janë pyetjet më të shpeshta që bëhen nga nënat. Të gjitha përgjigjet do ti gjeni në sqarimet e mëposhtme.
Veza është nje burim i rëndësishëm proteinik. Për fatin tonë jo të mirë nuk është se ka një përgjigje komplet të qartë për pyetjet që bëhen rreth produktit të vezës, por ajo rekomandohet tu provohet e verdha e vezes surbull (pak e zier) kur fëmija i ka mbushur të 6 muajt, por duke u bazuar në studime ajo rekomandohet tu jepet rregullisht fëmijve prej 9 muajve, gjithmonë në rastin kur jua keni provuar atyre të verdhën më parë dhe nuk keni vënë re ndonjë reagim te femija.
Në pikëpyetjet e nenave, është alergjia nga veza e cila i shqeteson ato. Sepse alergjia nga veza eshte nder alergjite me te zakonshme që ndodhin te femijet e vegjel. Dhe ky produkt jep alergji me shpesh te femijet sesa te të rriturit. Ndaj duhet nje kujdes i madh ne rastin kur i jep fëmijës te provoj te verdhen e vezes dhe ai reagon prej saj. Në këto raste Prit derisa femija te bej 1 vjeç per ti provuar vezen serisht. Veza duke qene nje ushqim me mundesi alergjie te femija, atehere duhet shmangur derisa sistemi imunitar i femijes te jete rritur dhe jete pjekur mjaftueshëm per te mos dhënë reagime te ndryshme alergjike si irritime te zones së gojës, ekzema te ndryshme neper trup, te shkaktoj bark e te vjella etj.

Ne fillim fare veza u jepet femijve ne kete menyre: Si fillim jepet e verdha e vezes e zier sic quhet surbull, te mund te ngjaj me konsistencën e pures. NË menyre qe te jete me e lehte per gelltitje nga femija.
Zieni vezen per 3 min dhe qerojeni me kujdes duke i larguar pjesen e siperme te bardhe per te arritur te e verdha qe eshte e qullet. Me nje luge te vogel plastike merrni sa Maja e luges dhe jepjani ta shijoj femija. Prisni pak sekonda dhe jepini edhe një majë luge tjeter. Nese cdo gje duket ne rregull edhe një lugë Veze tjeter do te ishte mjaftueshëm per ta perfunduar provimin e shijes se te verdhes se vezes.
Disa menyra të gatimit të vezes per femijet mbi 1 vjeç i shihni ne foton e mëposhtme:

Veza ka shume vlera ushqyese si proteina, yndyrna, hekur, vitaminen A, B (nder te tjera vitaminen b12), D dhe E. Më se shumti prej tyre gjenden te e verdha e vezes.
E verdha e vezes duhet mundësisht te konsumohen surbull (e zier pak) në mënyrë qe te mos 《shkaterrohen》yndyrnat dhe vlerat ushqyese te saj te merren lehtësisht.
Pse e verdha dhe jo e gjithe veza?
E verdha e vezes permban me pak gjene qe japi alergji dhe eshte e vertetuar qe eshte me e sigurta per nje fillim te sigurtë.
Nese behet fjale per sasine e vezes qe u duhet tu jepet femijeve nuk ka një rregull specifik, por keshillohet tu jepet deri ne nje veze ne dite disa here ne jave, per shkak te permbajtjes se larte proteinike te saj. Vezet duhet tu jepen sa me te freketa femijve per te shmangur permbajtjen e salmonelles e cila eshte rreziku me i madh i vezeve qe nuk jane te fresketa.
Ndiqni dhe videon me keshilla ne kanalin e YouTube per vezen. Klikoni ketu.