Kjo është një recetë shumë e thjeshtë dhe të merr shumë pak kohë ta përgatisësh.
Përbërësit:
• 400 gram mëlçi
• 200 gram gjalp gjelle
Përqatitja:
- Shpëlaje mëlçinë me ujë të ftohtë dhe prije në copëza të vogla.
- Futi ne furrë për ti pjekur mesatarisht me pak gjalp. Nëse nuk je e sigurtë, merre një copëz mëlçi dhe prije në dy pjesë, nuk duhet të jenë e kuqe (duhet të jetë gjysëm e pjekur).
- Më pas vendosini mëlçitë në një mikser. Gjalpin e mbetur ndajeni në tre pjesë. Njërën copë hidhe me mëlçitë në mikser dhe punojini në mikser sebashku për 1 minutë.
- Hidh copën tjetër në mikser me masën e përzier për 1 minutë dhe vazhdo punoi me mikser edhe 1 minutë tjetër. Vendos dhe copën e fundit të gjalpit dhe punoi në mikser derisa të keni përfituar nga mëlçitë një masë të mirë kremoze.
- Hidhe masën në kuti të vogla plastike. Mbaj aq sa mendon se do e përdorësh vrenda 1 dite, ndërsa pjesën tjetër vendose në kuti ose qese plastike dhe futi në ngrirje. Mund ta mbani deri ne 1 javë në frigorifer.

Mëlçitë përmbajnë shumë hekur dhe vitaminë B12 dhe fëmijëve ju jepet rreth moshës 8 muajsh.
Kjo është një recetë mjaft e pasur me vlera ushqyese për fëmijët e vegjël dhe të rritur gjithashtu.

Nëse dëshëroni në recetë mund të përdorni edhe 1 lugë të vogël trumëz.
Mëlcia e bluar është ka një shije të butë për fëmijët e vegjël dhe ata më të rritur, zakonisht rekomandohet të serviet e lyer mbi një fetë buke.