Mosha: të përshtatshme prej 6 muaj e 3 javë dhe për fëmijët mbi 1 vjeç.
Përbërësit :
• 4 dl ujë
• 2 dl thjerreza te kuqe
• 2 dl oriz
• 2 karrota (shto e pak brokoli ne fund)
Përgatitja:
• Shpëlaji me ujë në një enë thjerrëzat përpara gatimit.
• Qërro dhe priji karrotat në copa të vogla.
• Hidh të gjithë përbërësit në një tenxhere dhe zieji në temperaturën të ulët përreth 20 minuta.
• Me mikser përfito konsistencën e duhur për fëmijën tuaj. Nëse e dëshëroni në formën supe, shtoni nga lëngu i zierjes.

Në fotografinë më sipër shihet ushqimi përpara dhe pas përdorimit të mikserit.
Pjata para se ta kaloni në mikser është një recetë shumë e përshtatshme edhe për fëmijët mbi 1 vjeç, duke i shtuar edhe errëza dhe pak krip.
Keshille* Kesaj recete, ne 5 minutat e fundit te pergatitjes mund ti shtoni dhe brokoli 🥦
