Mosha 7M+
Përbërësit:
• 1/2 Brokoli 🥦
• 1 Karrotë🥕
• Spinaq🌱
• 1Kumbull
• Gjysëm Avokado🥑
• Vaj ulliri -1 lugë gjelle
Përgatitja:
- Lajmë perimet mirë me ujë të rrjedhshëm, veçanërisht spinaqin.
- Qërojmë karrotën dhe kumbullen dhe i presim në copëza të vogla dhe në një enë me ujë i vendosim të ziejmë për 10 min.
- Ndërkohë ndajmë brokolin në buketa të vogla. Dhe i hedhim 5 min para se të mbarojnë karrotat.
- Spinaqin e hedhim 3 minutat e fundit.
- I kalojmë të gjitha në mikser duke i shtuar një lugë gjelle vaj ulliri dhe gjysmën e avokados.

Kjo recetë përmban shumë vlera ushqyese për fëmijët.æ dhe është e përshtatshme për fëmijët 6 muajsh.
Pak info për vlerat ushqyese të brokolit
☆Brokoli luan një rol parandalues kundër inflamacionit të zorrëve apo kolitit.
☆Ka nivele të larta të kalciumit dhe vitaminës K
☆Ka vlera anti-inflamatore
☆Brokoli duhet gatuar sa më pak, në mënyrë që të maksimizoni potencialin e tij ushqyes.
☆Prezantimi i fëmijëve me brokolin nuk është një mision i pamundur, nëse dini se si t’ua shërbeni.