PURE KAJSIE

Kajsitë i gjejmë gjithmonë te frutat e thata në çdo stinë. Por nga muaji maj dei në gusht ato kanë sezonin e tyre duke u quajtur si fruti i stinës së verës.

Ti konsumoj fëmijës kajsi të FRESKËTA është e mira e të mirave 🤗😉
Kajsitë janë të pasura me hekur dhe përmbajnë vitaminën C dhe vitaminën A.

Kajsitë janë veçanërisht të mira për fëmijët që kanë probleme me barkun.

Kajsitë si frut i freskët i stinës së verës mund edhe të mos zihen përpara se të bëhen pure për fëmijët (sidomos nëse janë të pjekura mirë) por për fëmijët që sapo kanë filluar ushqimin këshillohet tu jepet një valë rreth 4-5 minuta përpara dhe sidomos kajsitë e thata duhet të kalojmë në zierje përpara se të bëhen pure. Proçedura për të dyja rastet është si më poshtë.

Përgatitja:
• Vendos të ziej një enë me ujë
• Ndaji më dysh kajsitë dhe hiqu bërthamen
• Hidhi kajsitë në ujin e enës dhe leri 4-5 minuta të marrin valë
• Pasi i nxjerr vendosi menjëherë në ujë të ftohtë, e ndalojnë kështu proçesin e zjeries
• Me mikser përfito puren e dëshiruar.

Kajsitë e thata:
• Vendosi në ujë të rregjen kajsitë e thata përgjatë natës ose minimumi 1 deri 2 orë përpara se ti gatuani
• Vendosini më pas ti zjeni ne një enë përreth 5 min
• Me mikser përfito purenë nga kajsitë e thata
Të dyja mënyrat janë shumë të mira për të përfituar një pure që fëmijëve do tu pëlqej shumë, madje kjo lloj pureje mund të jepet duke e përzier me drithra për ti dhënë edhe më shumë shije vaktit të fëmijës por edhe për të bërë të mundur kapjen më mirë të hekurit në ushqim.

Këshille: përgatit sasi të madhe prej këtij fruti dhe vendosi në kubat e enës ku bën kubat e akullit në ngrirje. Ruaji aty e për çdo vakt me drithra mund të përdorni 1 ose 2 kuba.

4 Comments

  1. Pingback: Guida e Plote e Ushqyerjes se Femijes per Here te Pare – @recetababy – Receta BABY

  2. Pingback: Menu 6M – Java e dyte – Receta BABY

  3. Pingback: Ushqimi i Pare: Menu per 4-6-Muajsh – Receta BABY

  4. Pingback: Fruta & Perime – Receta BABY

Lini një Përgjigje